Vizitë e përfaqesuesëve të Hotel and Tourism Management Group në UMT

Departamenti i Shkencave të Administrimit organizoi një takim në kuadër bashkëpunimi me Professor Marco Zolo and Mino Reganoti, përfaqesues të Hotel & Tourism Management Group në Itali.

Ky grup është themeluar në vitin 2010 si një kompani konsulence dhe trajnimi turistik-hoteliere për sektorin e turizmit. Profesorët kane një eksperiencë konkrete në fushën e turizmit pasi kanë bashkëpunime të shumta me kompani turistike-hoteliere dhe kanë arritur rezultate të rëndësishme edhe në situata të karakterizuara nga nivele të larta vështirësie operative.

Gjate takimit u diskutuan mundesitë për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën akademike dhe profesionale.