VIRTUAL EXCHANGE FOR ACTIVE CITIZENS

VIRTUAL EXCHANGE FOR ACTIVE CITIZENS

VIRTUAL EXCHANGE FOR ACTIVE CITIZENS

www.ec.europa.eu

Websiti i projektit – www.virtueuproject.eu

Thirrja – ERASMUS-EDU-2022-VIRT-EXCH

Programi: ERAMSUS

Organizata që do të financohet: UMT

Përshkrimi i Projekit: 

VirtuEu është një program Virtual Exchange që bashkon të rinjtë përtej kufijve, pë të siguruar gjithëpërfshirje duke kapërcyer barrierat që mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre. Ai synon të angazhojë mbi 2500 studentë të IAL-ve (Institucioneve të Arsimit të Lartë) nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në aktivitete që do të promovojnë qytetarinë aktive dhe pjesëmarrjen qytetare. Ne besojmë se duke punuar së bashku, duke shkëmbyer njohuri dhe duke mësuar nga njëri-tjetri, ne mund të arrijmë ndikim më të madh sesa secili prej nesh mund të arrijë i vetëm. Projekti ynë është ndërtuar mbi një bazë respekti të ndërsjelltë, komunikimi të hapur dhe një angazhimi të përbashkët për të fuqizuar grupin e synuar dhe për t’i bërë ata më aktivë në pjesëmarrjen qytetare.

Misioni dhe Qëllimet:

Qëllimi kryesor është fuqizimi i të rinjve me aftësitë, njohuritë dhe ndjenjën e identitetit që jo vetëm do t’i bëjë ata qytetarë aktivë, por gjithashtu do të rrisë perspektivat e tyre të punësimit. Në veçanti, projekti VirtuEu synon:

  • Rritjen e niveleve të pjesëmarrjes së të rinjve në vendet partnere.
  • T’u ofrojë të rinjve mundësi dhe mjete për të shprehur veten dhe opinionet e tyre, për t’u aktivizuar dhe për të kontribuar në komunitet.
  • Të ofrojë qasje të reja të mësimdhënies dhe të nxënit, në kuadër të edukimit dhe trajnimit virtual.

 

Partnerët

  • UNIVERSITY OF AVEIRO
  • THE INTERNATIONAL BUSINESS PUBLIC COLLEGE MITROVICA (IBC-M)
  • EVBB
  • PROFESSIONAL COLLEGE OF TIRANA- KPT
  • UNIVERSITY MEFITERRANEAN PODGORICA
  • UNIVERSITY METROPOLITAN TIRANA
  • EUROPEAN UNIVERSITY OF TIRANA
  • UNIVERSUM INTERNATIONAL COLLEGE -UNI
  • METROPOLITAN COLLEGE -MC
  • ALBANIAN UNIVERSITY
 
 

PROJEKT I FINANCUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN

European Union