Virtual Tour

Laboratorë bashkëkohorë

Një vëmendje e veçantë në Universitetin Metropolitan Tirana u kushtohet bashkërendimit të dijeve teorike me ato praktike, ku studentët e çdo programi kanë mundësinë të aftësohen në 11 laboratorët e kompletuar me të gjitha pajisjet e nevojshme teknologjike. Veçanërisht studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhinierisë Software, Inxhinierisë Kompjuterike, Inxhinierisë Elektrike dhe Informatikës Ekonomike zhvillojnë shumë lëndë praktike në laboratorët përkatës.

Pozicionim i favorshëm

Universiteti Metropolitan Tirana gjendet në qendër të Tiranës, prapa Ambasadës Amerikane, në një zonë që siguron akses të shpejtë dhe ndërlidhje të mirë me të gjitha pikat kryesore të kryeqytetit dhe atraksionet turistike. Gjithashtu, kjo zonë ofron mundësi të shumta akomodimi për studentët, hapësira studimi dhe mjedise komode argëtimi.