Universiteti Metropolitan Tirana është në kërkim të profesionistëve më të kualifikuar dhe specialistëve më të talentuar për t’u bërë pjesë e një mjedisi dinamik dhe stimulues!
Ju jeni mbajtës I diplomës të nivelit “Bachelor” dhe/ose “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND), jeni njohës I gjuhes angleze dhe zotëroni gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur, zoteroni aftesi kompjuterike dhe njihni mire programet MS Office, nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale dhe keni vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës. Ju zotëroni aftësitë e nevojshme profesionale, keni eksperiencë pune të mëparshme ose keni kryer nje shkolle sekretarie dhe gjithashtu shfaqni aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup atëherë ju jeni kandidati I duhur për pozicionin e lirë të punës si Asistente Administrative për procesin akademik në nivelin universitar.
Përshkrimi i punës, detyrat, funksione dhe pergjegjësi:
1.Plotëson dhe arkivon Regjistrat themeltare
2. Ndjek dhe siguron matrikulimin e çdo studenti
3. Është përgjegjëse për përditësimin dhe funksionimin në kohë reale të Sekretarisë Online.
4. Publikon kriteret e pranimit të studentëve sipas orientimeve të senatit akademik dhe autoriteteve drejtuese
5. Ndjek procedurat e regjistrimeve të studentëve dhe transferimeve për çdo cikël studimesh.
6. Pajis studentin me listë notash, vërtetime etj. brenda afateve ligjore.
7. Ndjek procedurat e diplomimit dhe është përgjegjëse për plotësimin dhe arkivimin e dokumentacionit përkatës
8. Ndjek procedurat e sezoneve të provimeve dhe është përgjegjëse për plotësimin dhe arkivimin e dokumentacionit përkatës në bashkëpunim me departamentet përkatëse.
9. Përgatit informacion ose raporte me kërkesë të autoriteteve drejtuese.
10. Arkivon dosjet e studentëve të cilët janë diplomuar.
11. Monitoron dhe arkivon regjistrat e pedagogëve.
12. Mban të dhënat statistikore dhe informon në lidhje me to sipas kërkesave të MASR, QSHA etj.
13. Ndjek procedurat e pezullimit të studimeve, çregjistrimit, si dhe evidenton studentët të cilët nuk kanë përfunduar studimet brenda afateve maksimale të studimit dhe i njofton ata.
Procedura e rekrutimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësive mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë.
Në intervistë, kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
Kandidatët konkurrentë duhet të dërgojnë në format elektronik këtë dokumentacion:
– Kërkesë me shkrim.
– CV ( Curriculum Vitae)
– Kopje e diplomës dhe listës së notave të nivelit “Master i Shkencave”
Për përshkrimin e plotë të punës klikoni në: https://umtedu-my.sharepoint.c…
Aplikimet mund t’i dërgoni në adresën humanresources@umt.edu.al