Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) shpall hapjen e regjistrimeve për programin e ciklit të tretë doktoral në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” të ofruar nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT. Kandidatët që do të ndjekin programin e studimit doktoral do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimore më mbështetje e kolegeve te Universitetit Gustav Eiffel (Paris, France), Institut National de Sciences Appliquées (Grenoble, France), Ecole Centrale – Supelec/ CNRS (France), University of Tennessee at Chattanooga. Program ka një kohëzgjatje prej tre deri ne kater vite.
Numri i kuotave për këtë program studimi është 3 (tre) kandidatë. Kandidatët do të punësohen me kohë të plotë pranë Universitetit Metropolitan Tirane. Te pakten nje nga doktorantet do te regjistrohet ne programin e bashkeudheheqjes (cotutelle) me partenret franceze ç’ka nenkupton nje diplome te perbashket doktorature dhe nje kohezgjatje te njejte ne te dy institucionet, ne UMT dhe ate frencez. Tarifa e studimit do të mbulohet tërësisht nga projekti kërkimor për një periudhë tre-vjeçare.
Kriteret e pranimit në programit e studimit janë si më poshtë:
- Të kenë përfunduar një program studimi të ciklit të dytë (Master i Shkencave) në degë si: Matematike e aplikuar, Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni,…
- Të ketë notën mesatare të programit të studimit të ciklit të dytë 9 e lart.
- Të zotëroje gjuhën angleze.
- Preferohet (nuk përbën parakusht) të zotërojë gjuhën Franceze.
Përveç dokumentacionit sa më lartë, kandidati duhet të paraqesë edhe:
- Një CV të përditësuar
- Dy letra reference
- Punimin(et) kërkimor(e) ne kuadrin e diplomes se masterit
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al