Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) ka kënaqësinë të shpallë përfitimin e tre bursave prestigjioze nga studentët dhe të diplomuarit e tij, si pjesë e bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare.
Anxhelo Shehu dhe Oriod Malo, doktorante te UMT, janë përfitues të një burse studimi 2-mujore, të akorduar nga Ambasada Franceze në Tiranë, në kuadër të shkëmbimeve akademike midis UMT dhe ESIEE Paris, pjesë e Université Gustave Eiffel.
Gerardo Liçi ka fituar një bursë studimi 3-vjeçare për doktoraturë, e akorduar nga Ambasada Franceze dhe UMT, për të realizuar studimet e tij në bashkëudhëheqje midis UMT dhe Université Paris-Saclay – universitet i renditur i 12-ti në botë dhe i pari në Francë, sipas Klasifikimit të Shanghait.
Aktualisht, Gerardo është i përzgjedhur paraprakisht nga ekipi drejtues, dhe i urojmë që të konfirmohet zyrtarisht nga ky universitet prestigjioz francez.
Ky sukses dëshmon përkushtimin e UMT për të krijuar mundësi unike ndërkombëtare për studentët e tij dhe për të forcuar partneritetet me universitetet më të mira në botë.



