Universiteti Metropolitan Tirana mirëpret çdo student i cili dëshiron të
transferojë studimet, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, rregullores
së UMT dhe kuadrit ligjor në fuqi.
Transferimet e studimeve mund të kryhen në çdo cikël studimi, pra në programet profesionale, programet bachelor dhe programet master.
Çdo student i interesuar për t’u transferuar mund të dorëzojë dosjen e
aplikimit në çdo kohë. Ndërkohë regjistrimet finalizohen në përputhje me datat
e publikuara nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
Është e rëndësishme që studentët të dorëzojnë
listën e notave dhe planet mësimore nga universiteti ekzistues, në mënyrë që
departamentet përkatëse të kryejnë procesin e njohjes dhe ekuivalentimit të lëndëve.