Trajnimet RoboTech

Historia e RoboTech ka nisur si një ide brenda Universitetit Metropolitan si një nismë e fuqishme për të nxitur kreativitetin dhe talentin e nxënësve.

RoboTech është një iniciativë nga studentët për studentët, e prezantuar fillimisht në konkursin e Startup City nga studenti Gledi Taçe dhe më pas e konkretizuar me bashkëpunimin e strukturave të universitetit për tu bërë RoboTech-u që është sot.

Objektivi:

Nëpërmjet trajnimeve dhe konkursit, RoboTech synon të afrojë dhe të shpërndajë njohuri dhe eksperienca në fushën e teknologjisë dhe robotikës në mes të rinjve (gjimnazistë & studentë).


Kjo nismë inkurajon zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe aftësimin e tyre në:

📌Konceptet bazë të elektronikës dhe programimit
📌Ndërtimin e skemave elektronike në breadboard dhe laster (PCB)
📌Përshkrimin e elementëve të ndryshëm elektronike dhe qarqeve të integruara
📌Njohjen e gjuhëve të programimit për ndërtimin e projekteve robotike
📌Përdorimin e mikrokontrollerëve të ndryshëm
📌Ndërtimin e projekteve të ndryshme robotike

Aktiviteti i Robotech:

Gjatë vitit 2023, RoboTech organizoi trajnime për mbi 160 gjimnazistë në Tiranë dhe qytete të tjera si Elbasani, Berati dhe Fieri.

Në vitin 2024, RoboTech së bashku me UMT dhe me COD në Kryeministri organizoi kompeticionin më të madh në Shqipëri në robotikë, duke i mundësuar gjimnazistëve të njihen më shumë me teknologjinë dhe zhvillimin e projekteve inteligjente në fusha të ndryshme si ndotja e mjedisit, trafiku, turizmi, shpërndarja e produkteve, dhe transporti ekologjik.

Për këtë arritje të madhe, u vlerësuan dhe u përkrahën nga figura kyçe si Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja,Ministria e Rinisë dhe Fëmijëve Znj.Bora Muzhaqi, Presidenti i Universitetit Metropolitan Tirana Ing Arjan Çukaj,Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat Z.Eduart Shalsi,Drejtoresha e COD Znj. Eridana Çano dhe ekspertë të inovacionit dhe teknologjisë.