Në datat 22 dhe 23 maj 2025, kampusi i Universitetit Metropolitan Tirana do të shndërrohet në një qendër të gjallë të ideve dhe inovacionit, duke mirëpritur edicionin e tretë të The Power – Data Science, AI & Technology.
Pas dy edicionesh të suksesshme, The Power rikthehet këtë vit me një program edhe më ambicioz, duke mbledhur së bashku profesionistë, akademikë dhe studentë nga Shqipëria dhe më gjerë, për të ndarë njohuri, përvoja dhe vizione mbi të ardhmen e teknologjisë.
Ky event dy-ditor nuk është thjesht një konferencë, është një hapësirë ku idetë e reja marrin jetë, ku sfidat e së tashmes analizohen dhe ku krijohen ura drejt të ardhmes.
Një Platformë për Të Gjithë
The Power 2025 është ndërtuar për të ofruar vlera për çdo pjesëmarrës:
- Studentët e doktoraturës do të kenë mundësinë të eksplorojnë fushat më të reja të kërkimit shkencor dhe të njihen me sfidat reale që industria teknologjike përballet çdo ditë.
- Studentët universitarë do të përfitojnë nga eksperiencat e profesionistëve të suksesshëm, duke marrë udhëzime të vlefshme për ndërtimin e karrierës së tyre dhe zhvillimin e aftësive që kërkohen sot në tregun global.
- Profesionistët do të kenë rastin të krijojnë lidhje të reja ndërdisiplinore, të ndajnë përvoja dhe të zbulojnë tendencat më të fundit në fushën e Shkencës së të Dhënave, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë.
Si të Bëheni Pjesë
· Thirrja për Folës do të jetë e hapur nga 15 Prilli deri më 30 Prill 2025.
· Regjistrimi i pjesëmarrësve do të zhvillohet nga 15 Prilli deri më 10 Maj 2025. · Për t’u regjistruar, mjafton të plotësoni formularin në këtë link: Kliko këtu për t’u regjistruar https://forms.office.com/e/HZSRcNbcPG
Një Thirrje për të Gjithë Kureshtarët dhe Inovatorët
Në një botë ku teknologjia ndryshon çdo ditë, The Power është vendi ideal për të qenë në qendër të zhvillimeve më të fundit, për të krijuar rrjete të reja profesionale dhe për të frymëzuar hapin tjetër në karrierën ose kërkimin tuaj.
Nëse jeni gati të bëheni pjesë e një komuniteti që po formëson të ardhmen e Data Science, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjisë në Shqipëri dhe më tej, mos e humbisni këtë mundësi.