Search
Close this search box.
E-Shërbime

Kompeticioni RoboTech

Hyrje

Universiteti Metropolitan Tirana me mision edukimin, kërkimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimin e talenteve të reja, duke pasur në fokus të veçantë zhvillimin dhe përvetësimin e teknologjive inovative dhe sistemeve inteligjente – me një program unik në Shqipëri në doktoratura në Inteligjencë Artificiale – synon të zhvillojë një nismë për të përfshirë nxënës nga shkolla të mesme të Tiranës që të trajnohen në fushën e robotikës dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre duke ndërtuar sisteme robotike përmes zhvillimit të “Robotech” – një konkursi inovativ e gjithëpërfshirës.

Robotech është një nismë që synon t’u sigurojë nxënësve të shkollave të mesme të apasionuar pas kodimit dhe robotikës një mjedis ku të mësojnë përmes praktikës se si veprojnë sistemet robotike, si edhe të ndërtojnë sisteme robotike autonome. Në këtë konkurs nxënësit do të angazhohen të mësojnë dhe punojnë në grup, të fitojnë aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe të ndërtojnë sisteme të thjeshta robotike që do të garojnë mes tyre.

Qëllimi:

Qëllimi i këtij konkursi është të pajisë nxënësit me njohuri themelore në robotikë dhe t’i stimulojë ata që t’i aplikojnë këto njohuri në praktikë përmes krijimit të projekteve inovative robotike duke përdorur Arduino.

Objektivat:

Objektivat e këtij kompeticioni janë:

  • Të trajnojë nxënësit mbi konceptet kryesore të robotikës.
  • Të pajisë nxënësit me njohuritë mbi programimin dhe hardware.
  • Të aftësojë nxënësit të ndërtojnë projekte robotike.
  • Të pajisë nxënësit me aftësi prezantuese.

Plani i aktiviteteve:

Tematika

 

Përshkrimi
Java 0: Faza Përgatitore

Faza përgatirore ka për qëllim formimin e grupeve nga shkollat e mesme pjesëmarrëse, njohjen me konkursit dhe mënyrën e organizimit të tij, mentorët dhe materialet shoqëruese.

· Kohëzgjatja: E Henë – e Premte, ora 15:00 – 19:00

· Vendndodhja: 3 ambiente pune pranë Universitetit Metropolitan Tirana, Qendrës së Inovacionit tek Piramida dhe Kryeministrisë

· Grupet: grupet do të formohen me 4-7 nxënës

· Materialet: grupet do të pajisen me një tërësi materialesh bazë pune të nevojshme për mësim dhe zhvillim si:

o   Pajisje elektronike (transistor, dioda)

o   Vegla pune (kit kacavidash, tronkeza, pinca, gjenerator)

o   Burime ushqimi (bateri)

o   Pajisje kontrolli (sistemi Arduino, marrës dhe transmetues, telekomanda, sensor)

o   Kompjuter personal

Java 1: Hyrje në Robotikë

Fokusi do të jetë mbi organizimin praktik të grupeve, qëllimin dhe objektivat e konkursit, si edhe njohjen me mjediset dhe mjetet e punës. Më konkretisht:

· Nxënësit do të njihen me bazat e robotikës, dukë mësuar mbi konceptet kryesore si sensorët, aktivizuesit dhe mikrokontrolluesit.

· Nxënësit do të kuptojnë cilët janë komponentët kryesorë që përbëjnë një robot dhe do të mësojnë për rolin e programimit në robotikë.

· Nxënësit do të njihen me sistemet Arduino përmes eksplorimit praktik të tyre

Java 2: Njohja me Sistemin Arduino dhe Bazat e Programimit të Tij

Fokusi do të jetë njohja me systemin Arduino, veprimet kryesore që mund të zhvillohen me të dhe bazat e programimit të tij

·   Nxënësit do të mësojnë përmes praktikës se si funksionon sistemi Arduino duke kryer veprimet e para me të

·  Ata do të kuptojnë sintaksën e programimit të Arduino dhe do të eksplorojnë se si të ndërveprojnë me sensorët bazë.

· Deri në fund të javës, studentët do të kenë një kuptim funksional të programimit bazë Arduino

Java 3: Të Njohim Tipet dhe Aplikimet e Sensorëve

Fokusi do të jetë njohja me konceptin e sensorëve në robotikë.

· Nxënësit do të eksplorojnë në mënyrë praktike llojet e ndryshme të sensorëve si infrared, ultrasonic, sensor drite dhe distance, apo të tjerë lloje duke kuptuar funksionalitet dhe aplikimet e tyre

· Nxënësit do të zhvillojnë ushtrime praktike që përfshijnë përdorimin e Arduino për të lexuar dhe përpunuar të dhëna përmes sensorëve

· Kjo do të hapë rrugën për përdorimin e sistemeve Arduino në projekte më komplekse

Java 4: Programimi i Sistemeve Arduino

Fokusi do të jetë programi i sistemeve Arduino

· Nxënëit do të eksplorojnë mënyra dhe teknika se si sistemet Arduino mund të programohen për qëllime të caktuara

· Nxënësit do të njihen me libraritë dhe funksionalitet themelore të sistemeve Arduino

·Ushtrimet praktike do të përfshijnë zhvillimin e programeve më komplekse dhe integrimin e komponentëve shtesë, duke ofruar një kuptim më të thellë të aftësive të Arduino.

·         Deri në fund të javës, studentët do të pajisen me aftësi programuese për të ndërtuar projektet e tyre robotike.

 

Java 5: Zhvillimi i Projekt – Ideve të Grupeve dhe Monitorimi i Progresit

Fokusi do të jetë në kristalizimin e ideve të projekteve që do të zhvillohet nga cdo grup dhe ndjekja e ecurisë së tyre

·         Nxënësit do të përsosin idetë e tyre të projektit të robotikës, duke marrë parasysh realizueshmërinë e tyre dhe risitë që sjellin.

·         Mentorët do t’i udhëheqin ata në zhvillimin e një plani gjithëpërfshirës të projektit, duke përfshirë listën e komponentëve të kërkuar.

·         Do të ketë një kontroll progresi të vazhdueshëm ku nxënësit do paraqesin konceptet e tyre fillestare të projektit dhe marrin komente.

·         Ky sesion bashkëpunues synon të sigurojë që çdo ekip të jetë në rrugën e duhur dhe të ketë një bazë solide për javët e ardhshme të zbatimit.

Java 6 dhe 7: Zhvillimi i Prototipeve dhe Përmirësimi

Fokusi do të jetë në zhvillimin e aplikacioneve prototip përmes sistemeve Arduino.

·         Nxënësit do të ndërtojnë prototipet e para të sistemve të tyre robotike.

·         Kjo javë do të theksojë punën praktike, ku ekipet fillojnë të ndërtojnë prototipet e tyre duke përdorur Arduino.

·         Mentorët do të ofrojnë udhëzime për zgjidhjen e problemeve të zakonshme që hasen gjatë fazës së prototipit.

·         Kjo do ti lejojë ekipet të shfaqin prototipet e tyre, të diskutojnë sfidat dhe të marrin njohuri të vlefshme për përmirësimin e tyre.

Java 8: Përmirësimi i Prototipeve dhe Ndërtimi i Sistemeve Autonome

Fokusi do të jetë në përmirësimin e projekteve prototip dhe parime të përgjithshme për ndërtimin e sistemve robotike autonome.

·         Nxënësit do të kenë në fokus të tyre projektimin e robotëve autonomë të aftë për të marrë vendime bazuar në të dhënat që marrin nga sensorët.

·         Ata do të mësojnë për rëndësinë e dizajnit mekanik, vendosjes së sensorëve dhe menaxhimit të energjisë.

·         Java do të përfshijë sesione praktike ku nxënësit do të mbledhin dhe programojnë robotët e tyre autonome.

Java 9: Menaxhimi i Projekteve (Robotike) dhe Përgatitje për të Prezantuar Idetë

Fokusi do të jetë që nxënësit të kuptojnë rëndësinë e menaxhimit të projekteve në mënyrë efektive

·         Duke kuptuar rëndësinë e menaxhimit të projektit, nxënësit do të mësojnë të planifikojnë dhe organizojnë projektet e tyre robotike.

·         Ata do të eksplorojnë përdorimin e mjeteve të menaxhimit të projektit, do të përcaktojnë afate kohore dhe do të ndajnë burimet njerëzore dhe materiale në mënyrë efikase.

·         Kjo javë synon të rrënjos aftësitë organizative dhe prezantuese që janë thelbësore për përfundimin e suksesshëm të projektit të robotikës.

 

Java 10: Implementimi dhe Finalizimi i Projekteve Robotike

Fokusi do të jetë në finalizimin e projekteve robotike dhe përgatitjen për konkursin Robotech.

·         Duke u mbështetur në njohuritë e marra gjatë gjithë programit, nxënësit do të punojnë në projektet e tyre përfundimtare të robotikës.

·         Ata do të kenë lirinë për të zgjedhur dhe zbatuar ide të personalizuara, duke kombinuar elementë të mësuar gjatë trajnimeve

·         Java do t’i kushtohet zhvillimit të projektit, zgjidhjes së problemeve dhe optimizimit të zgjidhjes

Java 11: Zhvillimi i Konkursit Robotech

Zhvillimi i konkursit Robotech do të jetë një festë e inovacionit, punës në grup dhe ndërtimit të sistemeve robotike autonome.

 

Grupet do të shpalosin idetë e tyre, do të prezantojnë punën e zhvilluar dhe do të garojnë me njeri tjetrin përmes sfidave të paracaktuara.

 

Kjo jave do të shënojë përmbylljen e konkursit, falë të cilit nxënësit do të kenë mësuar se cfarë janë sistemet robotike autonome dhe përmes praktikës do të kenë ndërtuar sisteme të tillë.

Rezultatet e pritshme

Në përfundit, konkursi “Robotech” synon të arrijë trajnimin e nxënësve mbi konceptet kryesore të robotikës, pajisjeve hardware dhe sistemeve software që nevojiten për ndërtimin e sistemeve robotike. Më konkretisht konkursi “Robotech synon të arrijë:

Të mësuarit praktik: nxënësit do të fitojnë përvojë praktike në robotikë duke ndërtuar sisteme funksionale duke përdorur Arduino.

Bashkëpunim dhe konkurrim idesh: përmes konkursit “Robotech” nxënësit do të punojnë në një mjedis bashkëpunues ku mund të aplikojnë njohuritë e tyre për të ndërtuar sisteme të veçanta robotike. Ndërsa mësojnë nga njeri-tjetri dhe mentorët e përzgjedhur, ata do të konkurrojnë mes tyre për robotin më efikas.

Zhvillimi i aftësive për zgjidhjen e problemeve komplekse, aftësive teknike dhe kreative, aftësive të bashkëpunimit në grup dhe prezantimit të ideve të tyre. Këto aftësi janë themelore për suskesin e nxënësve.

Impakti

Finalizimimi i këtij kompeticioni ka një rëndësi të veçantë sepse u sjellë nxënësve të gjimnazeve në vëmendje njohuritë që ata duhen të kenë mbi fushën e robotikës dhe aplikimet e saj në jetën e përditshme në shoqëri.