Studentë Outgoing

Studentë

Dr. Nick Frydas
nfrydas@umt.edu.al


Vice Rector for Development and Internationalization

International Relations Office

 iro-projects@umt.edu.al

Studentët e UMT-së kanë mundësinë të marrin pjesë në mobilitete shkëmbimi në institucionet e arsimit të lartë në të gjithë Evropën përmes Programit Erasmus+, i cili financohet nga Komisioni Evropian. Kjo nismë, e njohur si International Credit Mobility (ICM), bën pjesë në Key Action 1 (KA171). Ajo ofron mundësi për studentët e nivelit Bachelor, Master dhe PhD për të studiuar jashtë vendit për një ose dy semestra, duke fituar kredite drejt diplomës së tyre. Përveç kësaj, Programi Erasmus+ u ofron studentëve mundësinë e kryrjes se internshipeve (traineeship), duke përmirësuar aftësitë e tyre profesionale. Programi ofron mbështetje financiare, duke përfshirë një grant dhe shpenzimet e udhëtimit bazuar në distancën, ndërsa tarifat e shkollimit në universitetin pritës përjashtohen.
Dokumentët e përgjithshme për aplikim:

  • Kopje e Pasaportës;
  • Transkripti i Notave;
  • Fotokopje e Certifikatës/dëshmisë së gjuhës angleze ose dokumentit që provon njohuritë në këtë gjuhë. Kërkohet niveli B2; Nëse nuk disponohet një certificate e njohur ndërkombëtarisht, atëherë studentët mund të pajisen me një certifikatë nga Profesori i gjuhës angleze në UMT;
  • Letër Motivimi;
  • CV;
  • Learning Agreement***

*** Learning Agreement është një kontratë ndërmjet universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të studioni në universitetin pritës. Ju duhet vetëm të plotësoni seksionin e parë “Before Mobility”. Tabela A përcakton lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, tabela B përcakton se cilat nga lëndët e tabelës A do të njihen në Universitetin Metropolitan Tirana, kur të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.