Studentë Incoming

Dokumentet

Të gjithë studentët ndërkombëtarë që planifikojnë mobilitetin e shkëmbimit në Universitetin Metropolitan Tirana duhet të planifikojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm përpara se të udhëtojnë për në Tiranë. Pasi të jeni nominuar me sukses nga universiteti juaj i origjinës, duhet të filloni të mblidhni dokumentet e nevojshme për procesin e aplikimit për lejen e qëndrimit.

  • Nominimi Zyrtar nga Universiteti i Origjinës
  • Transkripti i Notave
  • Certifikata e Gjuhës Angleze
  • Kopje e Pasaportës
  • Learning Agreement**

Akomodimi

Ndërsa Universiteti Metropolitan Tirana nuk ofron akomodim të dedikuar, ai ndodhet në një zonë qendrore brenda “Qytet Studenti” në Tiranë. “Qyteti Studenti” akomodon mijëra studentë që banojnë në konvikte publike të ofruara nga Bashkia e Tiranës. Përndryshe, opsionet e akomodimit janë gjithashtu të disponueshme përmes subjekteve të pavarura si agjencitë e pasurive të paluajtshme. Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë ofron informacion të përgjithshëm dhe mbështetje në lidhje me akomodimin përpara mbërritjes suaj.

Leja e Qëndrimit

Pas mbërritjes në Shqipëri, studentët duhet të aplikojnë për leje qëndrimi për studentë me ndihmën e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë. Përpara se të dorëzojnë aplikimin e tyre, studentët duhet të sigurohen që disponojnë dokumentet të mëposhtme origjinale:

  • Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit.
  • Fotografi të bërë në 6 muajt e fundit (47x36mm) (ju duhet të keni 4 fotografi me vete pasi do të nevojiten më vonë).
  • Dëshmi për akomodim të përshtatshëm në Shqipëri, certifikata/kontrata qiraje të apartamentit në përputhje me standardet e banimit në Shqipëri.
  • Dokument pranimi nga institucioni pritës.
  • Dëshmi për burime të mjaftueshme financiare për jetesë gjatë qëndrimit në Shqipëri për periudhën e kërkuar.
  • Prova e njohjes së gjuhës së programit të studimit/certifikatë për pranimin në kursin përgatitor të gjuhës.
  • Dokument për pagesën e tarifave të vendosura nga institucioni pritës.

Siguracioni

Kur vizitoni një vend të huaj, është e rëndësishme të jeni të përgatitur dhe të siguroni mbulim të përshtatshëm në rast se ju nevojitet asistencë mjekësore. Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë e Universitetit Metropolitan Tirana do t'ju ndihmojë me informacion të përgjithshëm mbi sigurimin shëndetësor përpara mbërritjes suaj.