StartUp City
“StartUp City” është vendi ku studentët dhe të rinjtë mund t’i zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, duke i prezantuar përballe një jurie prestigjioze. Ky kompeticion synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë novator me shpirt sipërmarrës që të realizojnë dhe prezantojnë idetë e tyre të biznesit.“Start Up City” shton vlerë në ekosistemin e sipërmarrjes duke ndihmuar startup-et të rriten dhe të pozicionohen në treg. Çdokush që ka një IDE novatore biznesi, nga të rinjtë e çdo moshe në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Për çdo sipërmarrës aspirant,konkursi StartUp City është një mundësi kyçe për ta kthyer ëndrrën e tyre në realitet. Për më shumë informacion vizitoni www.startupcity.al
Pse StartUp City?
Startup City është platforma që nxit dhe fuqizon të rinjtë për të kthyer idetë në realitet. I organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator, Fakulteti i Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës dhe Bashkia e Tiranës, programi mbështetet nga kompani dhe institucione të rëndësishme vendase. Synimi është i qartë: të krijohet një terren ku idetë inovative të marrin jetë dhe të pozicionohen në treg. Apliko tani dhe bëhu pjesë e komunitetit që po ndërton startup-et e së nesërmes.Shape your idea with StartUp City 7
Startup City nuk është thjesht një konkurs, por është një platformë gjithëpërfshirëse zhvillimi, e ndërtuar për të fuqizuar çdo individ që ka një ide, një projekt në zhvillim, apo një startup në kërkim të rritjes. Është një udhëtim transformues që kombinon edukimin praktik, mentorimin e personalizuar dhe rrjetëzimin me ekspertë e investitorë, për të kthyer pasionin dhe vizionin tënd në një sipërmarrje të suksesshme.
Nëse je në fillimet e tua dhe nuk di nga ta nisësh, Startup City 7 të ofron strukturën dhe udhëzimin që të duhet për të kuptuar si ndërtohet një ide e qëndrueshme biznesi. Nëse tashmë ke një prototip apo produkt në zhvillim, programi të ndihmon të kuptosh më mirë tregun, klientin dhe strategjinë e rritjes. E nëse je një sipërmarrës aktiv, që kërkon të shkallëzosh apo të rritësh ndikimin e startup-it tënd, Startup City 7 të hap dyert drejt investimeve, partneriteteve dhe mentorimit të avancuar.
Ky program është krijuar me kujdes për të adresuar nevojat specifike të çdo faze të rrugëtimit sipërmarrës. Me një qasje të personalizuar dhe të orientuar drejt rezultateve, Startup City 7 është vendi ku idetë nuk mbeten thjesht në letër, por marrin jetë, formë dhe drejtim të qartë
Kush mund të aplikojë?
Nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve Nëse ke një ide që të mundon prej kohësh, Startup City 7 është vendi ku ajo mund të marrë formë. Përmes mentorimit, punës në grup dhe njohurive bazë për sipërmarrjen, do të mësohesh si ta kthejsh idenë tënde në një projekt të realizueshëm.
Startup-e në faza të hershme
Nëse je duke punuar mbi një produkt apo prototip, do të përfitosh nga trajnime për validimin e tregut, ndërtimin e strategjisë së rritjes dhe përgatitjen për prezantim para investitorëve.
Startup-e aktive në treg
Për ata që tashmë janë në funksion dhe kërkojnë rritje apo konsolidim, programi ofron mentorim të nivelit të lartë, mundësi për të ndërtuar rrjete bashkëpunimi me aktorë të industrisë dhe ekspozim ndaj fondeve e partnerëve potencialë.
Çfarë përfiton?
Startup City 7 ofron një eksperiencë të strukturuar në disa faza, të përshtatura sipas nivelit të zhvillimit të secilit pjesëmarrës. Gjatë gjithë programit do të kesh akses në:- Trajnime praktike dhe punëtori interaktive
- Mentorim nga ekspertë të fushës
- Përgatitje për prezantime (pitching) para jurisë dhe investitorëve
- Një komunitet energjik dhe bashkëpunues
- Mundësi për financim, bashkëpunim dhe promovim
Faza te programi
Aplikimet: Hapet thirrja për pjesëmarrje deri ne 10 Maj 2025 Përzgjedhja Aplikimet vlerësohen nga një juri profesionale dhe ekipet e përzgjedhura njoftohen. Procesi i Akselerimit: Kjo është zemra e programit. Përfshin një seri modulesh dhe aktivitetesh si:- Përshtatja e idesë me nevojat e tregut
- Strategjitë për daljen në treg
- Rrjetëzime me ekspertë të industrisë
- Planifikimi financiar dhe menaxhimi i rrezikut
- Përgatitja për investime dhe mbrojtja e pronësisë intelektuale
- Trajnime intensive për pitching dhe përgatitje për due diligence
- Mentorim individual dhe përzgjedhja për finalen