Shkolla “RoboTech”

UMT fton çdo gjimnazist të grupmoshës 16-19 vjeç t’i bashkohet shkollës “Robotech” në datat 30 Janar – 10 Shkurt.

“Robotech”, një ide e studentëve për studentët, ka në fokus njohjen me teorinë, projektimin dhe aplikimin e projekteve robotike në fushat e ndryshme të jetës. Gjatë kësaj shkolle do të trajtohen teknikat dhe standardet për studimin e koncepteve elektrike, elektronike dhe të programimit.

Gjatë dhjetë ditëve çdo pjesëmarrës do të ketë mundësinë të aftësohet në lidhje me:

▪️Konceptet bazë të elektronikës dhe programimit
▪️Ndërtimin e skemave elektronike në breadboard
▪️Ndërtimin e skemave elektronike në laster (PCB)
▪️Përshkrimin e elementëve të ndryshëm elektronike dhe qarqet e integruar
▪️Njohjen e gjuhëve të programimit për ndërtimin e projekteve robotike
▪️Përdorimin e micro controllers të ndryshëm (Arduino)
▪️Ndërtimin e projekteve të ndryshme robotike

Për të aplikuar dërgoni të dhënat tuaja 📧(emër, mbiemër, shkolla dhe numër telefoni në adresën e-mail: admissions@umt.edu.al)