Shkolla e Doktoraturës PHD

Programi i Ciklit të Tretë të Doktoratës

Inteligjenca Artificiale dhe Sistemet Inteligjente

Shkolla e Doktoraturës PHD Universiteti Metropolitan TiranaProgrami i ciklit të tretë të doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” ofrohet në Universitetin Metropolitan Tirana nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT.
 
Kandidatët që do të ndjekin programin e studimit doktoral do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre kërkimor me mbështetjen e kolegëve të Universitetit Gustav Eiffel (Paris, France), Institut National de Sciences Appliquées (Grenoble, France), Ecole Centrale – Supelec/ CNRS (France), University of Tennessee at Chattanooga.

Programi ka një kohëzgjatje prej tre deri në katër vite akademike.

Kandidatët do të punësohen me kohë të plotë pranë Universitetit Metropolitan Tirana.  Tarifa e studimit do të mbulohet tërësisht nga projekti kërkimor për një periudhë tre-vjeçare.

Objektivat e programit të studimit të doktoratës

  • Ky program doktorate synon thellimin dhe kualifikimin e studentëve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në veçanti në atë të sistemeve inteligjente në aspektin teorik, eksperimental dhe praktik.
  • Studimi i doktoratës ka në themel të tij kërkimin shkencor dhe veprimtarinë krijuese të pavarur, si bazë për përgatitjen e tezës së doktoratës (disertacionit), e nevojshme për marrjen e gradës shkencore “Doktor” dhe lidhen me projekte kërkimore të kësaj njësie bazë.
  • Studimi i kësaj doktorate ndërtohet mbi programe individuale për aftësim të pavarur të kandidatëve në kërkimin shkencor, në fushat/nënfushat e përcaktuara nga njësia bazë. 
  • Kriteret e pranimit

    Për të kryer regjistrimin në programet e studimit të doktoratës, aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:
  • Studentët të cilët kanë përfunduar studimet e larta në fushën e kërkuar dhe që zotërojnë një diplomë të nivelit të dytë, një diplomë të integruar të nivelit të dytë ose një diplomë sipas sistemit të vjetër të pandarë në cikle studimi;
  • Studentët të cilët kanë rezultate të larta në studimet e ciklit të parë dhe të dytë, në përputhje me kriteret e shpallura (mesatare mbi 8), përjashtuar raste të veçanta që gjykohen si të arsyeshme nga komisionet përkatëse për dhënien e gradës shkencore “Doktor”.
  • Studentët të cilët kanë dëshmi zotërimi të paktën të gjuhës angleze dhe mundësisht të gjuhës franceze në përputhje me legjislacionin në fuqi (niveli C1);
  • Studentët të cilët kanë dy rekomandime nga persona që gëzojnë titull shkencor, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit;
  • Studentët të cilët demonstrojnë dhe zbatojnë standardet shkencore dhe etike.
  • Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

    Aplikanti për të ndjekur këtë program studimi duhet të bëjë një kërkesë me shkrim, e cila përfshihet në dosjen personale të tij, që do të depozitohet në sekretarinë mësimore dhe përmban dokumentet si më poshtë:
    • CV-ja;
    • kopje të noterizuar të diplomës/ave dhe listës/ave të notave ose suplementin e diplomës, të ciklit të parë dhe të dytë (master i shkencave) ose diplomë të integruar të nivelit të dytë ose një diplomë e integruar 5 vjeçare. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të shoqërohen me vërtetimin e njohjes/ekuivalentimit nga ministria përgjegjëse per arsimin.
    • fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës;
    • 2 (dy) fotografi;
    • dy rekomandime nga personeli akademik me titull “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”;
    • dëshmi të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
    • dëshmi dhe vërtetime në lidhje me kualifikime, trajnime, ose artikuj shkencorë që mund të ketë kryer, apo pjesëmarrje në konferenca shkencore, nëse ka të tilla;
    • vërtetim nga qendra e punës;
    • vetëdeklarim të aplikantit se do të zbatojë standardet shkencore dhe etike.

    Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në doctoralschool@umt.edu.al