Aplikimet 25 nëntor - 20 janar
Kompeticioni RoboTech
Përse RoboTech
Universiteti Metropolitan Tirana, i angazhuar në edukim, kërkim shkencor dhe zhvillimin e teknologjive inovative, synon të udhëheqë me programe të avancuara si doktorata në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente”. Në këtë drejtim, UMT ka ndërmarrë nismën “RoboTech”, një kompeticion inovator që angazhon nxënësit e shkollave të gjimnazeve të përgjithshëm, duke i aftësuar në fushën e robotikës dhe krijimin e sistemeve inteligjente.
Përmes këtij kompeticioni, të rinjtë zhvillojnë aftësitë teknologjike, kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve praktike, duke u përgatitur për sfidat e së ardhmes. UMT synon jo vetëm të krijojë një platformë edukative dhe frymëzuese, por edhe të nxisë një brez të ri inovatorësh që kontribuojnë në zhvillimin teknologjik të Shqipërisë dhe më gjerë.
Jeni kurioz?
A keni ide inovative të cilat do donit ti krijonit dhe zhvillonit? Bashkohuni me ekipin RoboTech në Universitetin Metropolitan Tirana.
Mbështetni nxënësit tuaj ndërsa zhyten në robotikë dhe AI! Robotech u ofron shkollave trajnime praktike, duke përfshirë aksesin në seminare, mentorim dhe mbështetje teknike për ti ndihmuar nxënësit të jenë të suksesshëm në teknologji dhe inovacion.
Partneriteti me Robotech është një shans për të nxitur inovacionin tek të rinjtë e Shqipërisë. Duke mbështetur Robotech, partnerët e industrisë fitojnë shikueshmëri, ndihmojnë në formimin e një brezi të aftë në teknologji dhe kontribuojnë në zhvillim të qendrueshëm dhe inovativ.
RoboTech përqendrohet në transformimin e peizazhit arsimor për nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri. Me tre objektiva kryesorë, projekti synon të frymëzojë, edukojë dhe pajisë të rinjtë me aftësitë e nevojshme për sfidat teknologjike të së ardhmes.
RoboTech synon të çmitizojë teknologjinë moderne duke prezantuar nxënësit me botën e inteligjencës artificiale dhe robotikës përmes:
- Seminareve dhe prezantimeve mbi teknologjitë më të fundit.
- Aktiviteteve praktike dhe projekteve grupore, ku nxënësit mësojnë të aplikojnë njohuritë teorike në zgjidhjen e sfidave reale.
- Aksesit në burime dhe mjete teknologjike, duke frymëzuar kreativitetin dhe të menduarit kritik
RoboTech krijon një urë lidhëse midis institucioneve arsimore dhe industrisë, duke përfshirë mentorët dhe ekspertët më të mirë për të:
- Ndërtuar programe mentorimi ku studentët e universitetit dhe ekspertët mbështesin ekipet e shkollave të mesme.
- Mundësuar bashkëpunim me industrinë, për të ofruar burime, leksione dhe trajnime praktike.
- Siguruar mundësi praktike pune për pjesëmarrësit më të dalluar. Ky mjedis bashkëpunues ndihmon në rritjen e cilësisë së mësimit dhe përgatit nxënësit për karrierat e tyre teknologjike.
Projekti integron teknologjinë me parimet e qëndrueshmërisë përmes:
- Përdorimit të AI dhe robotikës në zgjidhjen e sfidave në ekonominë e gjelbër dhe blu.
- Zhvillimit të aftësive teknologjike, si analiza e të dhënave, kodimi dhe komunikimi digjital. · Promovimit të risive teknologjike, duke i prezantuar ato në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Përcaktimi i mentorëve nga UMT për të udhëhequr ekipet gjatë konkursit, të cilët do të sigurojnë mbështetje profesionale dhe orientim të drejtpërdrejtë, duke kontribuar në zhvillimin e aftësive të pjesëmarrësve dhe në përgatitjen e projekteve të tyre.
Prezantime mbi sistemet inteligjente robotike dhe potencialin e tyre
Seminare praktike, ku nxënësit do të njihen me teknologjitë që do të përdorin
Seanca interaktive pyetje-përgjigje për qartësimin e rregullave dhe pritshmërive të konkursit
Formimi i Ekipeve dhe Propozimi i Projekt-Ideve
Trajnimi i Ekpive
Zhvillimi i prototipeve duke përdorur teknologjinë e robotikës dhe AI
Prezantimi i Projekteve
Ceremonia e ndarjes së çmimeve
Projekte dhe Ide
Në Robotech, nxënësit e gjimnazeve të pergjithshëm do të aplikojnë konceptet e robotikës dhe AI për të ofruar zgjidhje mbi probleme reale. Ata do të zhvillojnë projekte që synojnë të sjellin një ndryshim. Këto janë disa fusha që nxënësit do të eksplorojnë:Projektet në fushën e turizmit të zgjuar synojnë të përdorin teknologji inteligjente për të përmirësuar përvojën e vizitorëve dhe për të promovuar destinacionet turistike. Këto përfshijnë robotët udhërrëfyes dhe ofrojnë informacion mbi pikat e interesit, si dhe robotët e menaxhimit të fluksit të vizitorëve që ndihmojnë në orientimin e turistëve në zona të ngarkuara, duke rritur sigurinë dhe komoditetin.
Projektet e bujqësisë inteligjente fokusohen në automatizimin dhe monitorimin e mjedisit bujqësor për të rritur produktivitetin dhe qëndrueshmërinë. Kjo përfshin robotët që patrullojnë arat për të matur lagështinë ose kushtet e tokës, si dhe robotët e shpërndarjes së farave ose ujitjes së zgjuar që optimizojnë punët bujqësore dhe reduktojnë përdorimin e tepërt të burimeve.
RoboTech 2025-2026
RoboTech 2023-2024
Partnerët në vite






