Gjatë periudhës së pas viteve ‘90 në Shqipëri ka pasur një masë të jashtëzakonshme ndërtimesh kryesisht lidhur me lëvizje të mëdha nga vendet rurale në qytet dhe në zonat e Ultësirës Perëndimore ku janë pozicionuar edhe qytetet e mëdha të vendit.
Kjo masë ndërtimesh është lehtësisht e evidentueshme. Mjafton të krahasojmë hartat satelitore nga vitet 1990 deri më sot. Një nga problematikat e ndërtimtarisë në Shqipëri është mungesa e ndërtimit bazuar në tipologji të njohura më parë. Kjo është e qartë për banesat një-familjare të tipit “vilë” por akoma më e qartë për banesat shumë-familjare.
Bruce Mau shkruan në librin e tij “Massive Change” që “dizajni është i padukshëm derisa kolapson”. Kur sistemi kolapson, ne kuptojmë që ka patur diçka që nuk shkon me dizajnin e vetë sistemit. Dizajni në këtë koncept, nuk ka të bëjë me qasjen ndaj pamjes së jashtme por me mënryrë e organizimit dhe strukturimit të vetë sistemit. Në këtë kuptim vlen shumë për të analizuar si qytetet janë ndërtuar, çfarë hapësirash krijohen, si funksion sistemi tekniko-konstruktiv dhe si realizohet procesi i zhvillimit të ndërtimtarisë. Bazuar në këtë qasje zona Tiranë-Durrës, pa dyshim që ka problematika nga më të ndryshmet.
Këto problematika nuk vihen re në arkitekturën tradicionale e cila ka akumuluar dijen shekullore dhe është sprovuar në kohë. Tipolologjitë e banesave vernakolare tradicionale i rezistojnë më së miri kohës. Dhe pikërisht këtu qëndron sekreti i një dizajni të qëndrushëm dhe një nga aspektet është edhe projektimi sipas tipologjive.
Nëse analizojmë konceptin e “tipologjisë”, ka të bëjë me mënyrën e sjelljës të modeleve të caktuara (tipit) dhe logjikës së formimit dhe sjelljes në kohë.
Sado original arkitektët të jenë, janë të destinuar të qëndrojnë në idetë dhe principet e përdorura më parë. Nuk mund të rishpikim rrotën. Mundësi të ndryshme janë paraqitur nga të tjerët, kombinacione të mëtejshme janë testuar. Ndonjëherë shpikjet e reja zhvillohen nga mungesa e njohurive. Ndërsa arkitektët inovativë nga Godfried Semper te Christian de Prozamparc, nga Gropius te Mies van der Rohe, të gjithë kanë të përbashkët një njohje të thellë të historisë së arkitekturës dhe të arkitekturës së kohës së tyre.
Nësë zhvillojmë një vëzhgim në terrën të situatës së ndërtesave të projektuara, vëmë rë që janë ndërtuar pa hulumtuar zgjidhjet potenciale tipologjike.
Të bazuarit në tipologji nuk e bën një qytet monoton, përkundrazi krijon një harmoni shumë interesante. Për shembull banesat italiane të ndërtuara në vitet 1940, të pozicionuara në bulevardin Gjergj Fishta, i përkasin të njejtës tipologji. Persëritja e tyre nuk e bën të merzitshme, përkundrazi krijon ritëm dhe harmoni. Dhe kjo është një lagje e qëndrueshme me restorante dhe hapësira të gjelbërura në katin përdhe, ballkone që shmangin zhurmën etj. Luigi Snozzi, një arkitekt nga Ticino, ka shkruar “nëse ke një element të duhur, përsërite” dhe kjo përsëritje virtuoze shumicën e rasteve sjell një përsëritje të vlerave.
I gjithë qyteti i Barcelonës është një përsëritje e bllokut perimetral të kësaj tipologjie aq të gjetur, përdorur nga Ildefons Cerdà. Rrugë e bukura në Tiranë si “Myslym Shyri” apo “Rruga e Durrësit” apo edhe ish Blloku nuk janë asgjë tjetër vetëm hapësira urbane ku është projektuar duke përsëritur të njëjtat tipologji banesash.
Avantazhet nuk janë vetëm në aspektin urban, në futjen e dritës, hapësirës publike, gjelbërimit, aksesit, diellëzimit etj, por mbi të gjitha edhe në aspektin arkitektonik dhe konstruktiv. Tipologjitë janë skema të sprovuara të testuara, si në teori ashtu edhe në praktikë. Në teori tipologjia nuk është asgjë tjetër vetëm se një diagramë produkt i eksperimenteve mentale të arkitektëve të njohur dhe që i ka rezistuar kohës.
Një kërkim shkencor i mirëfilltë dhe analizë skrupuloze e pluseve dhe minuseve të përdormit të një skeme të caktuar si psh. avantazheve të hapësirës, diellëzimit, dritës, zonimit, etj, por mbi të gjitha një konstruksion racional. Në praktikë, një banese që ndjek një tipologji sipas kontekstit të duhur, është ndërtuar sipas kësaj diagrame dhe që i ka rezistuar kohës. Është “Firmitas, Utilitas Venustas”, e Vitruvit e venë në praktikë. Nuk ka gabime, është diçka përfekte, e qendrueshme. Prandaj ne edhe sot impresionohemi që disa tipologji banesash edhe pas 70-80 viteve nuk pësojnë dëme nga termetet, i rezistojnë kohës, etj.
Në Shqipëri shumë nga ndërtimet nuk janë bazuar në këtë trashegimi të pasur botërore. Apartamentet shpesh-herë janë dizenjuar në forma spontane, të pamenduara mirë, të çastit. Shpesh herë çdo ndërtim eshte shnderruar në “Stand alone object” përfaqësues të egos së arkitektit.
Këto ndërtime vuajnë në shumë aspekte por sidomos në aspektin konstruktiv. Zgjidhjet tipologjike kanë të parashikuar edhe zgjidhje konstruktive të testuara. Keto elemente ecin paralel. Dihet që në vendet sizmike kemi përdorimin e disa tipologjive.
Madje edhe ndryshimet brenda ndërtesave si lëvizja e mureve ndarëse apo ndryshimet për krijimin e dyqaneve rezultojnë gjithmonë me probleme. Kjo tregon që ndërtesat qe ndjekin një tipologji të caktuar janë vulnerabel. Janë skema që nuk mund të ndryshohen në formë spontane. Rasti studimor mund të ishte blloku i “Pallateve Agimi”.
Problemi është se disa banorë ndërhyjnë në ndërtim, rimodelojnë apartamentet siç e shohin të arsyeshme, shpesh shkatërrojnë mure, duke përfshirë ato që mbajnë, duke zvogëluar qëndrueshmërinë sizmike të ndërtesave. Ajo që do të ndodhë me këto banesa do ta tregojë një tërmet. Meqenëse secila banesë është një ndërtim integral, dhe nëse ka ndonjë ndërhyrje të paautorizuar, atëherë kjo është një skemë tjetër, e re, që askush nuk e ka llogaritur.
Dizajni i ndërtesave dhe strukturave në zonat sizmike të rrezikshme fillon me respektimin e parimeve përgjithësisht të pranuara të konstruksionit rezistent ndaj tërmetit, në përputhje me të cilin të gjithë materialet e ndërtimit, strukturat dhe skemat strukturore të përdorura duhet të sigurojnë vlerën më të ulët të ngarkesave sizmike. Gjatë hartimit, rekomandohet të miratohen, si rregull, skema strukturore simetrike dhe të arrihet një shpërndarje e barabartë e ngurtësisë strukturore dhe masës.
Rezistenca sizmike e ndërtesave ndikohet ndjeshëm nga zgjedhja e skemave të planifikimit të hapësirës, formës dhe dimensioneve të tyre. Format më të preferuara të strukturave në plan janë rrethi, katrori dhe forma bazë të ngjashme me to. Sidoqoftë, format e tilla nuk i plotësojnë gjithmonë kërkesat e planifikimit, prandaj, më së shpeshti një formë drejtkëndëshe. Këto lloj hapësirash janë testuar shumë në hulumtimet mbi tipologjitë e banimit. Rol vendimtar kanë materialet e ndërtimit. Banesat e ndërtuara me punë vullnetare në vitet ‘80, vertet ndjekin një tipologji të caktuar, tregojnë për problematika të tjera lidhur me materialet dhe kushtet e ndërtimit.
Si përfundim, është me rëndësi të hulumtohet mbi përdorimin dhe klasifikimin e tipologjive të banesave të përdorura në shqipëri dhe një studim mbi qëndrushmërinë e këryre banesave sot. Kjo do të ishte me rëndësi për nxjerrë konkluzione mbi rendësine e ndërtimit mbi bazën e tipologjive në të ardhmen. Këto ndërtime nuk do të ishin kurrësesi përsëritje të skemave të vjetëruara, por do të bazoheshin në standin e njohurive bashkëkohore Europiane dhe normativat përkatëse për projektimin e banesave.
Dr. Ernest Shtepani është arkitekt, pedagog në Universitetin Metropolitan Tirana“,