Rektori

Rektori i Universitetit Metropolitan Tirana – Prof. Dr. Nikolla Civici

Prof. Dr. Nikolla Civici – Rektor i Universitetit Metropolitan Tirana

 
Prof. Dr. Nikolla Civici ka përfunduar studimet për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas ka kryer specializim në Kimi Analitike. Në vitin 1997 ka marrë gradën “Doktor i Shkencave”, ndërsa në vitin 2001 titullin “Profesor” nga Universiteti i Tiranës.

Prof. Dr. Civici ka një eksperiencë të gjerë pune në institute të ndryshme, si përgjegjës në Laboratorin e Gazit në Sektorin Shkencor të Përpunimit të Naftës, fizikan në Departamentin e Radiometrisë, Përgjegjës i Departamentit të Metodave Analitike Instrumentale, Drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar etj. Gjithashtu, profesor Civici ka pasur një angazhim të vazhdueshëm në botën akademike, në Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës.

Ka kryer një sërë trajnimesh jashtë vendit në fushën e fizikës bërthamore, të floureshencës, rrezeve X dhe sistemeve portabël XRF si në Austri, Belgjikë, Angli, Gjermani, Itali, Greqi etj. Është autor i disa teksteve akademike, i 48 artikujve shkencorë, i 60 botimeve proceedings dhe 38 referimesh dhe afishimesh në konferenca të ndryshme shkencore.

Ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor të IFB dhe anëtar i Komisionit të Metrologjisë. Nga viti 2019 deri në vitin 2021 mbajti detyrën e Zv.Rektorit në Universitetin Metropolitan Tirana dhe prej vitit 2021 është emëruar Rektor i Universitetit Metropolitan Tirana.