REGIONAL CHALLENGE FUND

REGIONAL CHALLENGE FUND (RCF) -Cooperative Training for Tourism Management and Software Design.

Thirrja – RFA/100007
Organizata që do të financohet: UMT

Përshkrimi i Projekit:  

Programi i Trajnimit Bashkëpunues në Dizajn dhe Zhvillim Softuerësh dhe Menaxhim Turizmi, Mikpritje dhe Evente, synon të trajtojë çështjen e rëndësishme të papunësisë së të rinjve në Shqipëri, e cila është 27.2% sipas sondazhit të INSTAT 2019. Ky projekt ka si qëllim të trajtojë sfidat me të cilat përballen të diplomuarit për t’u integruar në tregun e punës për shkak të një hendeku të aftësive, siç theksohet tek studimet nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Metropolitan Tirana. Pavarësisht nga një përqindje relativisht e favorshme punësimi nga të diplomuarit e MTU-së, universiteti kërkon të rrisë standardet duke bashkëpunuar me kompanitë private, me 62.8% të diplomuarve të punësuar në sektorin privat. Propozimi i dorëzuar në Fondin Rajonal të Sfidës, përpiqet të krijojë programe trajnimi inovative me tre kompani partnere për të përmirësuar programet e studimit, përafrimin e kurrikulave me nevojat praktike dhe për të kapërcyer hendekun midis teorisë dhe praktikës. Projekti trajton në mënyrë strategjike papunësinë e të rinjve duke synuar rritjen e të diplomuarve përmes partneriteteve me sektorin privat.

Misioni dhe Qëllimet:

Misioni kryesor:
Për të rritur punësimin e studentëve të regjistruar në programet profesionale (Turizëm dhe TIK) në MTU.

Objektivat:
• Të përmirësohen kurrikulat e programeve të studimit profesional 2-vjeçar në menaxhimin e turizmit dhe hartimin dhe zhvillimin e softuerit për t’u fokusuar më shumë në aplikimin praktik sesa në njohuritë teorike.
• T’u ofrojë studentëve mundësinë për të kryer praktika profesionale me kompani lider në Shqipëri.
• Të ndihmojë kompanitë partnere në reduktimin e kostove të rekrutimit dhe identifikimin e punonjësve potencialë të trajnuar prej tyre.
• Të transformohet modeli i edukimit duke prezantuar një model bashkëpunimi inovativ midis IAP-ve dhe kompanive.
• Të investohet në trajnimin e studentëve në dy sektorë kyç të ekonomisë shqiptare: Turizmi dhe TIK.
• Të diplomohen së paku 135 studentë të përgatitur për punësim në fushat e tyre përkatëse të studimit.
• Të sigurojë punësimin e të paktën 50 studentëve që marrin pjesë me sukses në këtë projekt.
• Të krijojë një praktikë të qëndrueshme bashkëpunimi universitet-biznes duke krijuar më shumë mundësi për studentët për të hyrë në tregun e punës.

Partnerët

  • Albanian Busness
  • SOFTMOGUL
  • AlbPastrim
  • Maritim Hotel Plaza Tirana
  • REVO HOSPITALITY GROUP
REGIONAL CHALLENGE FOUNDE (RCF
 

PROJEKT I FINANCUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN

RCF