“Qendra Metroresearch, e themeluar në
vitin 2015, ka si qëllim zhvillimin, implementimin dhe pjesëmarrjen aktive në
projekte kërkimore shkencore, konsulencë dhe ekspertizë në fushat e politikave
publike për promovimin e zhvillimit ekonomik e social, si dhe atyre të edukimit
në nivel kombëtar. Ajo e vë në zbatim misionin e saj
nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë me projekte në fushën e edukimit,
sipërmarrjes dhe inovacionit, menaxhimit social dhe lidershipit, teknologjisë
së informacionit, zhvillimit të qëndrueshëm, kulturës, integrimit të të rinjve
në zhvillimin urban e komunitar etj. Si pjesë integrale e Universitet
Metropolitan Tirana, Qendra MetroResearch kontribuon në rritjen e kapaciteteve
profesionale dhe akademike të universitetit, si dhe prezanton standarde të
aplikueshme në fushat e lartpërmendura.
Qendra Metroresearch ka themeluar
inkubatorin e parë universitar të biznesit: Metropolitan Incubator.”
Ofrimi i metodave moderne të shërbimit për
institucionet e artit dhe kulturës, duke i bërë këto institucione më interesante
dhe më të vizituara nga njerëzit, një projekt i mbështetur nga Ministria e
Kulturës në Shqipëri.
Ekspertiza e ofruar: - Projektimi dhe zhvillimi i
aplikacionit - Logjika e gjeo-lokalizimit - Konfigurimi i Google Maps -
Konfigurimi i API-së - Anketa e vlerësimit dhe klasifikimi i më shumë se 150
operatorëve ekonomikë/biznese në Tiranë - Projektimi i një harte virtuale për
turizmin në Tiranë- Trajnim dhe ngritje kapacitetesh.
Misioni ynë është të ofrojmë një guidë brand për
eksperiencën e të shijuarit dhe turizmit kulinar në Tiranë e Shqipëri.
My Little Tirana
është destinacioni juaj kryesor për turizmin kulinar.
Një platformë brand, e
para në Shqipëri, për vlerësimin kulinarik të bareve dhe restoranteve. Në të do
të gjeni një databazë të gjerë të restoranteve në Tiranë, të ndara sipas
kategorive dhe preferencave tuaja. Për çdo restorant, do të gjeni një vlerësim
jo vetëm për ushqimin, por për eksperiencën e të shijuarit
Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Financave
në Shqipëri, synon të zhvillojë një ekosistem të Inkubatorit Arsimor (InED) për
të gjetur ide të thjeshta dhe për t'i kthyer ato në startupe përmes inkubimit të
hershëm. - InED bazohet në softuer të integruar dhe përfshin një fokus të fortë
në teknologji dhe transferimin e aftësive të sipërmarrjes.
Zhvillimi i një Qendre Multifunksionale në Berat -
në bashkëpunim me Bashkinë Berat dhe mbështetur nga IADSA - si një model për
zhvillimin dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve të zonës për të qenë qytetarë
aktivë me një sërë aftësish shumëdimensionale, si dhe për të ndihmuar
strategjitë e tyre të jetës për të arritur sukses.
Ky projekt - i mbështetur nga AMSHC - synon të
zhvillojë dhe promovojë aftësi dhe kompetenca të reja për të rinjtë që kanë
akses në arsim, me fokus të rinjtë dhe vajzat në rrethe. Projekti synon
zhvillimin e rrjeteve dhe partneriteteve mes universiteteve dhe arsimit
parauniversitar në Shqipëri. Projekti ynë lidhet me prioritetin nr.2 të
thirrjes për njohjen dhe edukimin me standardet evropiane dhe respektimin e të
drejtave të njeriut në kuadër të integrimit europian.