Libri i ri me ushtrime - Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT

Mësimdhënia online, publikohet libri i ri me ushtrime për studentët e shkencave kompjuterike

Gjatë kësaj periudhe pandemie, të gjithë studentët janë të karantinuar në shtëpi duke ndjekur procesin akademik online. Pikërisht për t’i ardhur në ndihmë atyre që duan të ushtrohen më shumë dhe të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre, Dr. Elton Domnori, Zëvendës Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT në Universitetin Metropolitan Tirana ka publikuar një libër me titull “Ushtrime mbi bazë të dhënash: Skemat ER dhe SQL”, i cili është publikuar online vetëm pak ditë më parë.

Por pse ky libër? “Bazat e të dhënave zënë një vend të rëndësishëm në dizenjimin dhe implementimin e aplikacioneve software. Ekziston një numër i madh librash akademikë dhe tutorialesh të ndryshme që prezantojnë lexuesin me konceptet dhe aspektet teorike të modelit relacional dhe gjuhën SQL. Në gjykimin tim, ekziston nevoja për të pasur një përmbledhje ushtrimesh ku të interesuarit të mund të përfitojnë disa aftësi praktike. Ky libër ka si qëllim të ofrojë një grup ushtrimesh bazë. Përmbledhjet e koncepteve teorike në këtë libër nuk kanë si qëllim të zëvendësojnë literaturën akademike ndaj zënë një hapsirë të reduktuar”, sqaron profesor Domnori.

Libri gjendet online dhe është falas jo vetëm për studentët e UMT, por për të gjithë studentët shqiptarë. Atë mund ta aksesoni duke klikuar në këtë link: http://tiny.cc/pnwjmz

Që prej mbylljes së institucioneve arsimore në Shqipëri, Universiteti Metropolitan Tirana ishte i pari që aplikoi mësimdhënien online në këtë situatë. Tashmë studentët e programeve profesionale, bachelor dhe master prej një muaji po vazhdojnë procesin akademik online përmes platformave edu4schools
dhe GoToMeeting.

MATURA 2025

Nëse jeni maturant, ky është një seksion i dedikuar vetëm për ju.
Zbulojmë më shumë së bashku.