Universiteti Metropolitan Tirana kujdeset që të gjithë studentët të kenë pajisjet dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e suksesshëm të procesit akademik. Në momentin e regjistrimit, studentët pajisen me Çantën e Studentit ku përfshihet një Laptop, CD me leksionet didaktike, aksesi në sekretarinë online dhe web-mail, Karta e Studentit, Guida dhe Rregullore e Studentit.