përfundim të këtij programi, studenti do të jetë në gjendje të krijojë dhe interpretojë hartat, të realizojë rrjetat dhe proceset diogjezike,të kryejë matje profesionale inxhinierike,të përdorë instrumenta modernë të precizionit të lartë për matjen dhe regjistrimin e distancave, këndeve, lartësive si edhe të përdorë pajisjet e pozicionimit të avancuar si Global Positioning System (GPS).Në përfundim të studimeve, të diplomuarit do të kenë mundësi të bëhen pjesë e tregut të punës në institucione publike dhe private. Ata mund të punojnë në departamentet e punëve publike, kadastrat, zyrat e privatizimit, Aluizni, në bashki etj. Gjithashtu mund të kontribuojnë me ekspertizën e tyre në kompani që kanë në fokus ndërtimin e objekteve infrastrukturore, ndërtimin e godinave të ndryshme, ndërtimin e rrjeteve elektrike, te gazit apo të ujësjellësave, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë si hidrocentrale, depozita nafte apo gazi etj.