Në këtë program, studentët marrin njohuri për sipërmarrjen, parimet bazë të menaxhimit dhe të kontabilitetit, marketingut, menaxhimin e eventeve, organizimin e guidave turistike, menaxhimin e sistemeve të rezervimit etj. Në përfundim të programit, studentët do të kenë gjithë njohuritë e nevojshme për t’u integruar në tregun e punës si menaxherë në restorante, hotele apo resorte, specialistë në agjencitë turistike, specialistë në agjencitë e marketingut dhe të eventeve jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.