Gjuhët qëtrajtohen gjatë këtij cikli studimi janë: C si paraprije e njohurive bazë të programimit dhe përdorimi i saj nësistemet me komputacion të lartë (High Performance Computing), Java si përfaqësuesja më e denjë e familjes së gjuhëve të orientuara në objekte (Object Oriented Programming) e cila ka një përdorim mjaft të gjërë në sajë të fleksibilitetit dhe pavarsisë nga platformat e ekzekutimit; HTML/CSS për programin front-end në Web, PHP për programimin back-end në Web, SQL për menaxhimin e bazave të të dhënave, Shell Script për menaxhimin e sistemeve operative, etj. Të diplomuarit mund të punojnë në sektorë të ndryshëm, jo vetëm në kompanitë të cilët merren në mënyrë të drejpërdrejtë në zhvillimin e aplikacioneve software (siç njihen ndryshe edhe Software House) të cilët së fundmi janë gjithnjë e më të shumtë në treg por edhe në kompani si: bankat apo institute kredie, institucione publike dhe private që kanë sisteme informatike në menaxhimin e shërbimeve, në industrinë e lehtë dhe të rëndë nëmenaxhimit e sistemeve të kontrollit në procesin e punës. Një tjetër mundësi e cila po merr një përhapje të gjërë është vetëpunësimi apo punësimi në distancë siç njihet ndryshe, freelancer.
Shumë të rinj me ide biznesi po krijojnë startup-et e tyre te cilat po marrin një vëmendjetë veçantë në tregun e sotëm dhe mbështetje financiare nga kompani të mëdha apo fonde nga institucione publike kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo mundësi nuk është ekskluzive për ato që kanë ide biznesi. Kompetencat e fituara mundësojnë edhe punësimin në distancë për kompani që e mundësojnë atë duke krijuar një fleksibilitet në menaxhimin e kohës dhe punës.