PRANIMET

Universiteti Metropolitan Tirana është i profilizuar në fushat Inxhinieri, Arkitekturë dhe Ekonomi. Mësimdhënia në UMT ofrohet në gjuhën shqipe si dhe në atë angleze, duke iu dhënë mundësi studentëve të përditësohen me të rejat akademike përmes programeve mesimore bashkekohore.

Programet e studimit të ofruara në Universitetin Metropolitan Tirana janë në profilet më të kërkuara në tregun e punës, çka i mundëson studentëve një sukses të garantuar profesional pas diplomimit.

  • Programet profesionale zgjasin 2 vite akademike dhe kanë 120 ECTS.
  • Programet Bachelor zgjasin 3 vite akademike dhe kanë 180 ECTS.
  • Programet e Integruara të Ciklit të Dytë zgjasin 5 vite akademike dhe kanë 300 ECTS.
  • Programet Master Profesional zgjasin 1 vit akademik dhe kanë 60 ECTS.
  • Programet Master Shkencor zgjasin 2 vite akademike dhe kanë 120 ECTS.
  • Programi i ciklit të tretë të doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” ka një kohëzgjatje prej tre deri në katër vite akademike

UMT pajis të gjithë studentët të cilët regjistrohen për herë të parë në një cikël studimi Bachelor ose Program Profesional me Çantën e Studentit ku përfshihet:

  • CD me leksionet didaktike
  • Guida e studentit
  • Akses në Sekretarinë on-line dhe web-mail
  • Rregullore e studentit
  • Karta e studentit

Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) është një institucion i arsimit të lartë i fokusuar në shkencat inxhinierike, arkitekturë, ekonomi dhe teknologji, me një mision të qartë për të kontribuar në transformimin digjital dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në Shqipëri dhe rajon.

UMT operon me një staf akademiko-shkencor me profil ndërkombëtar, një infrastrukturë moderne prej 11 laboratorësh të specializuar dhe partneritete aktive me universitete evropiane, duke mundësuar mobilitet akademik dhe bashkëpunime kërkimore ndërkombëtare. Institucioni është vlerësuar me gradën “Shkëlqyer” dhe ka siguruar akreditim institucional nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit.

Në fushën e Inteligjencës Artificiale, UMT mban një pozicion unik kombëtar. Ai është i vetmi universitet në Shqipëri që ofron programe të plota studimi në Inteligjencë Artificiale në të tre ciklet e formimit (Bachelor, Master dhe Doktoraturë) pranë Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT.

UMT ka qenë institucioni i parë në Shqipëri që ka ofruar programin e doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente”, si dhe programin Bachelor në “Inteligjencë Artificiale”, duke krijuar një ekosistem të integruar arsimor dhe kërkimor në këtë fushë prioritare

3

Fakultete

20+

Programe Studimi

2

Gjuhë Studimi

2000+

Të diplomuar

Kriteret e Pranimit

Zgjidhni ciklin e studimit për të parë kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm

Struktura e Programeve

Kohëzgjatja dhe kreditet ECTS për secilin cikël studimi

Profesionale 2-vjeçare

Kohëzgjatja: 2 vjet
120 ECTS

Master Profesional

Kohëzgjatja: 1 vit
60 ECTS

Bachelor

Kohëzgjatja: 3 vjet
180 ECTS

Master Shkencor

Kohëzgjatja: 2 vjet
120 ECTS

I Integruar (Arkitekturë)

Kohëzgjatja: 5 vjet
300 ECTS

Doktoraturë

Kohëzgjatja: 3-4vjet

Transferime në UMT

Transfero studimet e tua në Universitetin Metropolitan Tirana

Dokumentacioni për Transferim
  1. Dokumentacioni për Transferim
  2. Vërtetim studenti dhe lista e notave
  3. Plani i plotë i programit përfshirë syllabuset
  4. Kopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore
  5. Kopje e noterizuar e Certifikatës së Maturës Shtetërore
  6. Njehsimi i diplomës nga QSHA (për gjimnaz jashtë shtetit)
  7. Dy fotografi (formati 3×4)
  8. Dokument identifikimi (fotokopje)
  9. Fleta e çregjistrimit

Paketa e Studentit

Çdo student i ri pranë UMT pajiset me një "çantë studenti" që përmban:

Karta e Studentit

Identifikimi dhe benefitet

Email Universitar

Webmail dhe aksesi online

edu4schools

Platforma dixhitale

Materiale Dixhitale

Burime mësimore