Me besimin se
arsimi i lartë është një ndër mekanizmat thelbësorë për zhvillimin e qëndrueshëm
ekonomik dhe social të vendit, Universiteti Metropolitan Tirana jo pa qëllim është
profilizuar në arkitekturë, inxhinieri dhe ekonomi, si tre sektorë strategjikë
për arritjen e këtij objektivi.
Programet akademike
të Universitetit Metropolitan Tirana janë hartuar sipas ekspertizës më të mirë
vendase dhe të huaj, duke pasur si indikator kryesor kërkesat e tregut të punës
dhe trendet globale të zhvillimit. Universiteti është një mjedis dinamik që bën
bashkë pedagogë, kërkues shkencorë, studentë dhe profesionistë të lirë, gjithmonë
në proces evolimi dhe në kërkim të zgjidhjeve më eficente për sfidat shkencore
dhe profesionale.
Ne i bindemi
paradigmës se universiteti duhet të jetë në shërbim të shoqërisë, ndaj UMT nuk
përqëndrohet vetëm në ofertën akademike për të përgatitur profesionistët e rinj
në sektorët me potencial të lartë për zhvillimin e vendit, por angazhohet në një
spektër më të gjerë që fillon nga kurset e formimit të vazhduar, trajnimet
periodike, revistat dhe konferencat shkencore, projektet kombëtare dhe ndërkombëtare,
pa harruar edhe laboratorët e shumtë me
pajisje bashkëkohore që u shërbejnë studentëve dhe kërkuesve shkencorë.
Universiteti
Metropolitan Tirana ka kaluar me sukses çdo proces akreditimi, si nga
institucionet vendase ashtu edhe nga ato të huaja. Por prova më e mirë e cilësisë
dhe e suksesit janë studentët tanë të diplomuar përgjatë viteve, të cilët
kontribuojnë me ekspertizën e tyre në institucione prestigjioze, si edhe ata studentë
të rinj që vendosin çdo vit të bëhen pjesë e projektit tonë ambicioz.
Si themelues dhe President i Universitetit
Metropolitan Tirana, ju ftoj që përmes bashkëpunimit me ne, të hidhni hapin
tuaj cilësor drejt suksesit profesional dhe shkencor.
Ing.
Arjan Çukaj