Search
Close this search box.
E-Shërbime

Përmbyllet me sukses grupi i dytë i shkollës “Robotech”

U përmbyll me sukses grupi i dytë i shkollës “Robotech” për 20 nxënës nga Gjimnazi “Besnik Sykja”

Gjatë ditës së fundit të trajnimit, nxënësit të ndarë në grupe prezantuan projektet e tyre dhe u pajisën me certifikata dhe çmime.

Gjatë dhjetë ditëve të trajnimit intensiv pjesëmarrësit patën mundësinë të aftësohen në lidhje me:

Konceptet bazë të elektronikës dhe programimit
Ndërtimin e skemave elektronike në breadboard
Ndërtimin e skemave elektronike në laster (PCB)
Përshkrimin e elementëve të ndryshëm elektronike dhe qarqet e integruar
Njohjen e gjuhëve të programimit për ndërtimin e projekteve robotike
Përdorimin e micro controllers të ndryshëm (Arduino)
Ndërtimin e projekteve të ndryshme robotike

Klasat e radhës janë duke u zhvilluar me nxënës nga gjimnaze të ndryshme të Tiranës dhe Elbasanit.

Për të aplikuar dërgoni të dhënat tuaja 📧 (emër, mbiemër, shkolla dhe numër telefoni në adresën e-mail: admissions@umt.edu.al)