IEO 2026

Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomisë

Universiteti Metropolitan Tirana mbështet dhe promovon pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë (IEO), një konkurs prestigjioz global që zhvillohet çdo vit në fushat e ekonomisë dhe financës. Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në këtë olimpiadë në vitin 2021. Që nga ajo kohë, numri i pjesëmarrësve është rritur ndjeshëm, nga 50 në 200 nxënës nga e gjithë Shqipëria, duke garantuar një përfaqësim cilësor dhe konkurrues.

Pse të marrësh pjesë në IEO?

  • Zhvillon aftësi në ekonomi, financë dhe biznes
  • Hap mundësi për studime të avancuara dhe bursa ndërkombëtare
  • Një eksperiencë e jashtëzakonshme për të sfiduar veten në një kompeticion global
  • Përfaqësimi i Shqipërisë në një ngjarje prestigjioze me pjesëmarrje nga 45 shtete

Pjesëmarrja në IEO është një mundësi unike për nxënësit e pasionuar pas ekonomisë dhe financës, për të testuar aftësitë e tyre në një skenë ndërkombëtare dhe për të ndërtuar një rrjet të vlefshëm akademik e profesional.

Struktura e Olimpiadës

Pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër disa faza përzgjedhjeje dhe trajnimi:

FAZA 1

Testi Demo 26 Mars 2026 Trajnim nga UMT (per gjimnazistet e interesuar)

FAZA 2

Testi i Ekonomise 2 - 23 Prill 2026 Workshop: Si te analizosh nje rast biznesi (Fundi i prillit 2026)

FAZA 3

Pergatitja dhe prezantimi i rasteve te biznesit 4 -21 Maj 2026 Vleresimi dhe shpallja e fituesve - Maj 2026

Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomisë 2022/2023

Testemonials

Sukseset e pjesëmarrësve të gjimnazistëve shqiptar në IEO

Erlisa
ErlisaFituesja e IEO 2022
Pjesëmarrja në IEO ishte një eksperiencë unike. Kam pasur mundësinë të takoj dhe të konkurroj me studentë nga e gjithë bota, duke ndërtuar njohuri të thella në ekonomi dhe financë. Kjo më ndihmoi të pranohem në Universitetin e Harvardit për të vazhduar studimet e mia në ekonomi. I rekomandoj çdo studenti të marrë pjesë në këtë olimpiadë!
Emira
EmiraFituesja e fazës së dytë të IEO 2023
"IEO më ndihmoi të zhvilloj aftësitë e mia analitike dhe të fitoj një bursë të plotë në Universitetin Teknik të Stambollit."
IEO 2025 Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomisë

Në edicionin e vitit 2023, skuadra shqiptare, e mbështetur nga Shoqata Shqiptare e Bankave, arriti një sukses historik duke sjellë në Shqipëri tre medalje:

  • Andrea Bylykbashi – Medalje Argjendi
  • Endi Saliko – Medalje Bronzi
  • Bronzi Danja Nanaj – Medalje Bronzi
 

Fituesit kombëtarë do të përfaqësojnë Shqipërinë në garën globale, duke u përgatitur nën kujdesin e ekspertëve të fushës.