Dr. Nikolla Nika
Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit /Lektor
Fakulteti I Inxhinierisë dhe Arkitekturës
✉ nnika@umt.edu.al
Dr. Nikolla Nika lindur në Tiranë. Studimet universitare në UPT. Diplomuar për inxhinieri ndërtimi dhe më pas për Inxhinierim elektrike. Studime pasuniversitare në struktura, në programim dhe në NTUA në Greqi në fushën e betonit. Doktor I shkencave në dinamikë e themeleve nën makineri. Përvojë profesionale – projektues në Institutin e Projektimeve të Veprave industriale (ISP-4)-Tiranë. Pedagog në UPT në Katedrën e Rezistencës së materialeve dhe mekanikës dhe në Departamentin e Konstruksioneve të Ndërtimit. Prej vitit 2011 e në vazhdim pedagog në UMT dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në UPT.
- Studime universitare në Universitetin Politeknik Tiranë. Diplomuar në inxhinieri ndërtimi.
- Studime universitare në Universitetin Politeknik Tiranë. Diplomuar në inxhinieri elektrike.
- Studime pasuniversitare në Inxhinierinë e Strukturave / Universiteti Politeknik Tiranë
- Studime pasuniversitare në Programim / Universiteti i Tiranës
- Studimi në Kursin e Vlerësimit dhe Investimit në pasuritë e palujtëshme. Universiteti Politeknik Tiranë
- Studime pasuniversitare në Beton / Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës.
- Doctoral Thesis “Studimi dhe optimizimi i themeleve nën makineri”. Universiteti Politeknik Tiranë
Publikime per modelimin e strukturave te ndertimit, Tenzometrine, Menaxhimin nw ndertim, Studime mbi strukturat dhe arkitekturen e ndertesave te shkollave, Studime per betonin, Vibrimet ne themelet nen makineri dhe bashkeveprimin me truallin.