Pedagogu i UMT Nicola Ghilardi fitues në Konkursin e Arkitekturës

Arkitekti dhe pedagogu i #UMT Nicola Ghilardi është shpallur fitues në edicionin e 11 të Konkursit të Arkitekturës “Qeramika dhe Projekti” të zhvilluar në Firenze, Itali

Projekti “La Nicchia”, i cili u përzgjodh mes 100 projekteve të Arkitektëve Italianë, u vlerësua për kompozimin inovativ dhe dizajnin inteligjent.

Nicola Ghilardi drejtues i studios fituese “Studio Architect Nicola Ghilardi” është pedagog në Universitetin Metropolitan Tirana ku zhvillon lëndët e projektimit arkitektonik. Ai ka implementuar shumë projekte jo vetëm në Itali, por edhe në disa vende të botës, ndër të cilat Shqipëria. Punimet e tij janë vlerësuar me çmimin e dytë dhe të tretë në “The Quinquennial Title Award” në vitet 2009 dhe 2016.

Çmimi u dorëzua nga Arkitekti i mirënjohur italian Mario Cucinella, themelues i Mario Cucinella Architects (MCA) dhe realizues i disa projekteve të njohura si Muzeu i Historisë Natyrore në Milano dhe projektues i MET Tirana dhe Ekspozita Building në Tiranë.