Tregjet e pasurive të paluajtshme - UMT

Ndikimi i koronavirusit në tregjet e pasurive të paluajtshme

Koronavirusi ka pasur ndikim shumë të madh në pothuajse çdo sektor. Në shumë industri, një impakt shqetësues është ai i lidhur me sektorin e investimeve. Çfarë po shohim është që ky virus padyshim ka patur një ndikim edhe në tregjet e pasurive të paluajtshme. Ne jemi në një situatë ku duhet të vështrojmë dhe të kontrollojmë si paraqitet kjo situatë dhe nëpër vënde të tjera të Europës Lindore dhe çfarë presim të ndodhë.

Shqipëria është një vend ku zhvillimi i tregjeve të pasurive të paluajtshme është në stadin e saj të hershëm. Shtetet e tjera kanë qënë 5-10 vite më parë në këtë stad, por duhet të foksuohemi tek e ardhmja e tregjeve në Shqipëri duke parë impaktin që ky virus po sjell. Shqipëria është nje shtet i cili ka shumë për të mësuar nga shtetet e tjera. Do fokusohemi në tre sektorë të pasurive të paluajtëshme, Zyrat, Ambjentet për Shitjen me pakicë dhe Industrinë. Do të shohim se cili do të ketë impaktin më afatgjatë.

  • Në sektorin e zyrave, kompanitë mund të shohin një mundësi zhvillimi dhe shfrytëzimi të hapesirës së tyre, duke qenë se impakti i koronavirusit ishte që të punonim nga shtëpitë tona, duke e ndryshuar mënyrën e të punuarit me të cilën ishim mësuar. Këto hapësira do të shfrytëzohen në mënyrën më efiçente duke qenë se njerëzit mund të fillojnë të punojnë nga shtëpitë e tyre. Duke qenë se distancimi social është një impakt tjetër afatgjatë i koronavirusit, kompanitë do të kenë nevojë për më shumë hapësirë të realizojnë biznesin e tyre duke shfrytëzuar më shumë hapësirë për punonjësit që të ruajnë distancën. Kompanitë dhe korporatat nuk janë tani aq të fuqishme financiarisht dhe nga kjo situatë ata po kërkojnë mundësi për uljen e qirave të tyre. Organizatat globale dhe multinacionale po bashkojnë buxhetet e tyre në mënyrë që t’i ofrojnë likujditet punonjësve që të “krijojnë” një “ambient zyre” në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të kenë një vend komod dhe punonjësit ta kenë me të lehtë të kryejnë detyrat e tyre.
  • Ambientet e shitjeve me pakicë kanë pasur një rënie kohët e fundit dhe rihapja në mënyrë të ngadaltë e qendrave tregtare e ka thelluar më shumë këtë impakt, duke i bërë ata të humbin kohë. Bizneset të cilat merren me shitje me pakicë duhet të paguajnë qeranë e tyre, por për shembull, në Poloni qeveria nxorri një ligj që kontratat e qirave mund të prisheshin dhe klientët kishin të drejtë të iknin pa paguar, të paktën në këtë kohë.
  • Përgjatë viteve të fundit, shtete si Rumania dhe Bulgaria e kanë rritur ndjeshëm sasinë e prodhimit në cdo sektor industrie. Zinxhiri i ofertës është një sektor në të gjithë industritë që është prekur dhe është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19. Shumë industri të cilat mbështeteshin tek Kina për sigurimin e pajisjeve dhe materialeve të nevojshme, kanë hasur shumë vështirësi duke qenë se fabrikat dhe firmat prodhuese në Kinë janë mbyllur. Për shembull, Audi dhe Volkswagen kanë ndaluar prodhimin e automjeteve të tyre. Sektori industrial do të jetë i shëndetshëm dhe do të rimëkëmbet. Shitja me pakicë do të vuaj në të ardhmen dhe qendrat tregtare bashkë me to gjithashtu, duke i bërë ata të mos e mendojnë “rritjen”. Për sa i përket zyrave, do te jete “ndryshimi” më i madh, dhe pritet që të ketë varietete midis kompanive, disa do i rikthehen zyrave, disa të tjera do e shohin me një këndvështrim tjetër zyrën.

Po ti referohemi Bratislavës (Sllovaki), çdo personi në këtë qytet i takon 2.5 m2 hapësirë të ndërtuar zyra, gjë e cila çmohet si shumë hapsirë për një individ. Kjo tregon që tregu i Bratislavës është i mbizhvilluar në aspektin e zyrave.

Tregu i zyrave po përballet me dilemën “qëndro në shtëpi apo shko në punë”, shumica e vendimeve janë për të qëndruar në shtëpi. Aktiviteti përgjithshëm i tregjeve do të drejtohet nga rinovimi i kontratave të punonjësve.

Kjo mund të jetë një mundësi që pronarët e tokave të krijojnë një marrëdhënie të mirë me qiramarrësit e tyre. Ofrimi fleksibilitetit nga një pronar toke tek një qiramarrës do të ishte një hap për të krijuar një marrëdhënie të mirash midis tyre. Megjithatë, në ndërtesat e reja do të konstatohet rritje e hapësirave boshe. Kur ndërton një ndërtesë në funksion të zyrave, parashikimet janë që brenda periudhës 6-12 muaj të okupohet nga qiramarrës. Kam frikë se pas kësaj situate, kjo gjë nuk do të ndodhë, do të duhet kohë të rikuperohet ekonomia. Shumë punëtorë do të jenë duke punuar nga shtëpitë e tyre, dhe kjo gjë do të kërkojë përpjekjen e tyre për tu përshtatur në këto kushte. Rritja e nevojës për punë në distancë do të ndikojë në zgjidhjen më komode dhe fleksibile, me rritjen e përqindjes së personave që do të punojnë në mënyrë të tillë.

Në tregun e pasurive të paluajtëshme për konstruksione të cilat janë në process ndërtimi parashikohet një ngadalësim për shkak të kushteve të kufizuara të lëvizjes së materialeve të ndërtimit nga një vend në tjetrin. Aktualisht ka një stok në tregun e zyrave, ambjenteve për shitje me pakicë, industrinë, pavarëisht se dendësia e popullësië në Shqipëri është e përqëndruar në Tiranë dhe në Durrës, gjë e cila ndikon në tregun imobiliar.

Si do të ndikohet e ardhmja në këtë drejtim?

  • Transaksione të vonuara të shtyra në kohë.
  • Rritje e pasurive bosh në ndërtesat e reja.
  • Largësia me punët mund të ndikoj në zgjidhje më fleksibël për  hapsirat e zyrave.
  • Mund të kemi një rritje të sipërfaqeve të industrisë, logjistikës nëse kompanitë Europiane sjellin bizneset e tyre mbrapsht nga Asia dhe Afrika e Veriut. Kjo do të jetë positive për Europën Lindore, vecanërisht për vënde me dendësi të lartë popullësie si Bullgaria, Rumania.
  • Financimi i qendrave të biznesit duhet të jetë i avashtë në të ardhmen, kërkesa dhe oferta janë negative aktualisht për këtë lloj aktiviteti, megjithatë duhen monitoruar këto aktivitete pas hapjes për një apo dy vite për të parë dhe analizuar trendin e tyre.
  • Gjatë pesë viteve të fundit nuk ka të dhëna lidhur me yieldin e pasurive të lidhura me bzinesin, aktualisht yieldi për zyra në Shqipëri është 9.25%; qendra biznesi 9.5% dhe industry(logjistike) 10.5%,  por aktualisht interesi më popullor dhe i shtuar  lidhte me shit-blerjen e  hoteleve në Shqipëri, pas vëndeve si Kroacia dhe Mali i Zi.
  • Tregu i investimeve në Shqipëri është i pamaturuar.
  • Zhvillimi në të ardhmen pritet të coj në rritjen e investimeve, duke tërhequr investitor të vijnë, duke e ditur që ata janë të mirëpritur në vendin tonë.


*Msc. Diana Bardhi është pedagoge e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Metropolitan Tirana.

MATURA 2025

Nëse jeni maturant, ky është një seksion i dedikuar vetëm për ju.
Zbulojmë më shumë së bashku.