Laboratori i Gjeoteknikës në Universitetin Metropolitan Tirana është i
kompletuar me të gjitha pajisjet për të mbuluar të gjitha punët praktike dhe
laboratorike në lëndët që lidhen me vetitë fiziko-mekanike të dhërave,
përcaktimin e rezistencës së tyre, sjelljen e dherave etj.
Ky laborator i
shërben në mënyrë specifike programit të studimit të Inxhinierisë së Ndërtimit,
në ciklet bachelor dhe master. Disa nga provat që kryhen në këtë laborator janë
analiza e përbërjes kokrrizore, prova e konsolidimit, prova e prerjes plane
etj.