Kasandra Karameta është një prej studenteve të UMT që po zhvillon internshipin pranë nesh.
Aktivizmi i saj ka nisur që herët ku për 7 vite ka qenë vullnetare pranë një organizate në ndihmë të komuniteteve në nevojë. Ka marrë pjesë në trajnime lidhur me impaktin social, si dhe ka qenë pjesë e modulit dy vjeçar lidhur me qytetarinë aktive dhe lidershipin.
Tashmë ajo është studente në vitin e dytë në degën e Administrim Biznes, si dhe drejton Klubin Studentor të Sipërmarrjes në UMT.