Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri

Masteri i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri u dedikohet studentëve të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit Bachelor në një program studimi të përafërt dhe kërkojnë të thellohen më shumë si në aspektin shkencor, ashtu edhe në atë praktik. Në këtë program, studentët marrin formim në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, në fushën e ekonomiksit menaxherial, ekonominë e kompanive, tregut dhe menaxhimit financiar etj. Këto njohuri ndërthuren me ato në fushën e inxhinierisë si sistemet logjistike, menaxhimin e transporteve, projektimin dhe menaxhimin e sistemeve të qëndrueshme dhe më gjerë. Synimi i programit është të përgatisë studentët me teknikat, instrumentet dhe metodat më bashkëkohore (sasiore dhe cilësore), përmes të cilave ofrohen zgjidhje për probleme ekonomike. Në përfundim të ciklit të studimeve program përgatit specialistë me njohuritë më të avancuara në fushën e studimit për të mundësuar kështu përgjigje adekuate ndaj kërkesave të ekonomisë dhe tregut të punës, si dhe të mundësojë këtyre specialistëve karrierë të suksesshme dhe kualifikim të mëtejshëm.

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

AL

Shkarko Duke Klikuar

Përgjegjës Programi

Prof.As.Dr. Aranit Shkurti
ashkurti@umt.edu.al

Përgjegjës Departamenti

Dr. Pjetër Ndreca
pndreca@umt.edu.al