Pas përfundimit të këtij programi master, studentët kanë të gjitha njohuritë e nevojshme për t’u punësuar si drejtues të mesëm dhe të lartë në sektorin bankar, institucionet financiare, kompani sigurimesh, fonde zhvillimi etj. Ata gjithashtu kanë mundësinë të vazhdojnë karrierën akademike, përmes ndjekjes së studimeve doktorale në fushën e ekonomisë dhe financës.