Master Business Analytics and Artificial Intelligence

Programi Master në “Business Analytics and Artificial Intelligence”, në gjuhën Angleze, është krijuar për t’i pajisur studentët me aftësitë dhe njohuritë thelbësore të nevojshme për të shkëlqyer në fushën e biznesit të drejtuar nga të dhënat. 

Gjatë dy viteve të studimit, studentët do të eksplorojnë një gamë të gjerë lëndësh, duke përfshirë Hyrje në Inteligjencën Artificiale, Programim në Python, Modelim Statistikor, Machine Learning, Siguria Kibernetike, Menaxhim Strategjik, etj. 

Nëpërmjet një kurrikule të hartuar me kujdes, studentët jo vetëm që do të fitojnë ekspertizë në analizën e të dhënave dhe teknologjitë e AI, por gjithashtu do të aftësohet për ti vënë në praktikë këto mjete në mënyrë efektive në vendimmarrjen e biznesit.

 Programi thekson mësimin praktik, duke i lejuar studentët të punojnë me të dhëna (big datasets) të botës reale dhe teknologjitë më të avancuara. Deri në fund të programit, të diplomuarit do të dalin si profesionistë shumë të aftë për të nxitur inovacionin dhe për të shfrytëzuar strategjitë e drejtuara nga të dhënat për të zgjidhur sfidat komplekse të biznesit. 

Nëse jeni të apasionuar pas Inteligjences Artificiale dhe biznesit, bashkohuni me ne në këtë udhëtim emocionues për t’u bërë një lider në fushat me zhvillim të shpejtë të “Business Analytics” dhe “Artificial Intelligence”.

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

EN

Shkarko Duke Klikuar

Përgjegjës Programi

Prof.Dr. Ben Asllani
Dr. Proc. Ndricim Topalli
ntopalli@umt.edu.al

Përgjegjës Departamenti

Dr. Pjetër Ndreca
pndreca@umt.edu.al