Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit Metropolitan Tirana dhe kompanisë Italiane DBA PRO me objektiv zhvillimin e internship-eve për studentët e nivelit master dhe bachelor, organizimin e workshop-eve për studentët e UMT, si dhe trajnime nga stafi i UMT për punonjësit e kompanisë DBA PRO.
Universiteti Metropolitan Tirana me fokus në fushat e inxhinierisë së ndërtimit dhe Arkitekturës, të inxhinierisë se informatikës dhe të inteligjencës artificiale, mirëpriti përfaqësuesit e kompanise DBA PRO, Giuseppe De Marchi, COO i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe Mirsida Mera, përgjegjëse e DBA PRO për Shqipërinë. Kompania është e specializuar në zhvillimin e platformave softuerike dhe ofrimin e shërbimeve të Arkitekturës dhe Inxhinierisë, Menaxhimit të Projekteve dhe aseteve.
Në takimin e zhvilluar u shpreh dëshira dhe gatishmëria nga ana e përfaqësuesve të kompanisë DBA PRO të ofrojne intershipe dhe vende pune për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT si dhe të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës.
Studentët e UMT po kryejne tashme internshipe përgjatë studimeve në kompani ndërkombëtare si IRIS Software Group, Httpool etj dhe së shpejti në kompaninë italiane DBA PRO. Suksesi i tyre si stazhiere por edhe si të punësuar, nën titullin UMT Alumni ka tërhequr vëmendjen e kompanive të huaja, të cilat kërkojne gjithnjë e më shumë ti bëjnë pjesë të suksesit të tyre.