Universiteti Metropolitan Tirana ka publikuar listat zyrtare të kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e parë përmes portalit U-Albania për programet e studimit në ciklin e parë për vitin akademik 2025–2026.
Në vijim të këtij procesi, UMT njofton se të gjithë aplikantët kanë të drejtë të marrin pjesë në testimin për përfitimin e bursës, i cili do të zhvillohet në datat 12, 13,15 dhe 20 gusht 2025.
Ky testim synon të ofrojë një rrugë alternative për përfitimin e bursës për programet e ciklit të parë, duke i dhënë mundësi secilit kandidat të demonstrojë njohuritë, aftësitë analitike dhe motivimin për të qenë pjesë e komunitetit akademik të Universitetit Metropolitan Tirana.
Testimi është i hapur për të gjithë aplikantët, pavarësisht mesatares dhe rezultateve të Maturës Shtetërore . Rezultatet e testit do të merren parasysh në rivlerësimin e mundshëm për përfitimin e bursës.
Për të gjithë të interesuarit, regjistrimi për testimin për bursë është i hapur, ndërsa për më shumë informacion mbi përmbajtjen e testit, procedurat e regjistrimit dhe kriteret e vlerësimit, kandidatët mund të konsultojnë udhëzimet zyrtare në faqen e internetit të universitetit Regjistrimi për testimin për bursë ose të kontaktojnë Zyrën e Pranimeve të UMT.
Universiteti Metropolitan Tirana është një ndër institucionet që mbështet studentët me rezultate të larta dhe aspirata të qarta, duke ofruar bursa të ndryshme studimi si pjesë e politikave të tij për akses dhe cilësi në arsimin e lartë.
- Programi bachelor në Administrim Biznesi me tre profile
- Programi bachelor në Financë me dy profile
- Programi bachelor në Informatikë Ekonomike (anglisht)
- Programi bachelor në Informatikë Ekonomike (shqip)
- Program profesional 2-vjeçar në Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Evente
- Programi bachelor në Inxhinieri Kompjuterike
- Programi bachelor në Inxhinieri Software
- Programi bachelor në Inxhinieri Elektrike me profile
- Programi bachelor në Inteligjencë Artificiale
- Program profesional 2-vjeçar në Dizajn dhe Zhvillim Software
- Program i Integruar 5- vjeçar në Arkitekturë me pesë profile
- Programi bachelor në Inxhinieri Ndërtimi
- Program Profesional 2- vjeçar në Dizajn Grafik



