Leksion i hapur: “Future City” - Departamenti i Arkitekturës

Leksion i hapur: “Future City” nga Prof. Dr. Andrea Haase

Departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Urban në Universitetin Metropolitan Tirana organizon leksionin e hapur me temë “Future City”, me të ftuar arkitekten Prof. Dr. Andrea Haase.

Prof. Dr. Andrea Haase është arkitekte dhe planifikuese urbane, prej vitit 2000 profesoreshë e Zhvillimit Urban në “Anhalt University of Applied Sciences” në Departamentin e Arkitekturës, Gjeoinformacionit dhe Menaxhimit të Objekteve. Më parë ajo ka qenë për një periudhë 12-vjeçare pjesë e Universitetit Teknik të Aachen, Gjermani, në Departamentin e Zhvillimit Urban dhe Planifikimit.

Prej vitit 1989 është aktive edhe në kërkimin shkencor. Gjithashtu ka studiuar “UK Planning Law and Practice” në Leeds gjatë qëndrimit të saj në Britaninë e Madhe në vitet 1997-2000. Ekspertiza e prof. Andrea Hasse përfshin kërkimin shkencor, mësimdhënien dhe këshillimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare të transformimit urban dhe ruajtjes së peizazhit.

Prof. Dr. Andrea Haase është themeluese e “WERTESTRUKTUREN – Office for cross-disciplinary ëorking” në vitin 2006 fillimisht në Dessau, ndërsa prej vitit 2011 zyra e saj është zhvendosur në Mynih. Gjithashtu është certifikuar si audituese për ndërtimin e lagjeve nga DGBN, Shtutgart.

Leksioni do të zhvillohet ditën e hënë, më 15 qershor, ora 17:00 në platformën GoToMeeting.

MATURA 2025

Nëse jeni maturant, ky është një seksion i dedikuar vetëm për ju.
Zbulojmë më shumë së bashku.