Prof. Asoc. Dr. Lekë Pepkolaj
Lektor
Fakulteti I Shkencave Kompjuterike dhe IT
✉ lpepkolaj@umt.edu.al
Lekë Pepkolaj është diplomuar në matematikë 5 vjeçare pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1998. Në 2015 ka kryer Doktoraturën në matematikë në Universitetin e Salernos, Itali. Në 2023 i jepet titulli Profesor i Asociuar nga Universiteti i Tiranës. Aktualisht është lektor i lëndëve Algjebër-Gjeometri dhe Metoda Numerike për Inxhinierinë pranë
Universitetit Metropolitan Tirana. Që nga 2018 dhe në vazhdim është Pjesë e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm për akreditimin e Institucioneve dhe programeve të studimit në arsimin e lartë, pranë ASCAL. Nga viti 2018 – në vazhdim, lektor me kohë të pjesshme pranë Universitetit të Shkodrës.
Në shtator 2021 bëhët Drejtues i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, Kolegji Universitar
“Qiriazi” ku e mban deri në vitin 2023.
Në 2015 – 2021, lektor me kohë të plotë pranë Albanian University, ku gjatë kësaj periudhe ka mbajtur pozicionet e mëposhtme: koordinator i lëndëve të formimit bazë; koordinator i programit Erasmus +, në rang departamenti; anëtar i Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në rang departamenti. Produkti i tij shkencor mund të grupohet në disa drejtime si: didaktika e matematikës dhe e-learning; trajnimi i mësuesve të matematikës, përfshirë çështje kyçe si motivimi dhe zgjedhja e karrierës së mësuesit; qasje STEM dhe arsimi konvergjent; vlerësimi PISA. Ka një veprimtari të pasur kërkimore/shkencore, ka botuar në bashkëautorësi rreth 35 artikuj dhe referime shkencore në konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është reviewers për shumë revista ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare si kordinator dhe partner. Është mjaft aktiv në shtypin e kohës me artikuj të tipit divulgativ, me tema delikate mbi arsimin.
- Doktoruar në Matematikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës dhe Informatikës, Universiteti i Salernos, Itali 2015.
- Kurs kualifikimi pasuniversitar me titull: “Të mësojmë matematikë e fizikë sot” pranë Universitetit të Kamerinos, Shkolla e Shkencës dhe Teknologjisë, Itali 2011.
- Diplomë në Matematikë 5 vjeçare, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës, Universiteti i Tiranës. Tiranë 1998.