“Leadership Excellence Award” për Universitetin Metropolitan Tirana

Çmimi për Universitetin Metropolitan Tirana u akordua gjatë konferencës së organizuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Rektori i UBT – Higher Education Institution Prof. Dr. Edmond Hajrizi i dorëzoi çmimin Presidentit të UMT Ing. Arjan Çukaj dhe Administratores Donika Plakolli, duke vlerësuar kontributin dhe mbështetjen e dhënë ndër vite në përgatitjen e profesionistëve të rinj në ngritjen e kapaciteteve akademike

Në konferencë, përshëndeti me fjalën e tij kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Ramaj dhe të ftuar nga diaspora dhe kontribues të tjerë në arritjen e pavarësisë së Kosovës, arsimi i lartë dhe angazhimi akademik në gjithë hapësirën shqipfolëse u vlerësuan si vendimtarë në arritjen e pavarësisë së Kosovës.

Ky është nderimi i dytë për UMT brenda pak javëve. Më 25 janar iu akordua “Çmimi i Ekselencës” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, duke vlerësuar arritjet e universitetit në fushën e kërkimit shkencor, partneriteteve ndërkombëtare dhe fokusit në shkencat kompjuterike dhe inteligjencën artificiale.