Kursi SHAKE IT UP - Universiteti Metropolitan Tirana

Kursi SHAKE IT UP

Inxhinieria e tërmeteve është një fushë kritike brenda inxhinierisë ndertimë, inxhinierisë hidroteknike, inxhinierisë mjedisore, arkitekturës dhe disiplinave të ngjashme si gjeologjia dhe gjeofizika. Rajoni ynë është i ndjeshëm ndaj tërmeteve shkatërruese, të cilët ndodhin shpesh dhe ne përballemi me rreziqe të konsiderueshme të humbjeve njerëzore dhe ekonomike. Universiteti Metropolitan Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin e Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike (IZIIS) në Maqedoninë e Veriut, është krenar të ofrojë një kurs profesional për Inxhinierinë e Tërmeteve: SHAKE IT UP.

Pse është i rëndësishëm Kursi SHAKE IT UP?

Objektivi kryesor i këtij kursi është shkëmbimi i njohurive bazë në fushën e performancës sizmike, vlerësimit dhe rikonstruksionit të strukturave të ndërtimit. Ai përfshin betonin e armuar, strukturat e muraturës, ndërveprimin midis dherave dhe strukturës, analizën e riskut dhe rrezikun.

Pjesëmarrësit do të familjarizohen me parimet e projektimit të “sistemit strukturor të ndërtesave në rajone me sizmicitet” përmes aplikimit të Eurokodeve 2 dhe 8 në procesin e projektimit.

Vëmendje shtesë i është kushtuar vlerësimit sizmik dhe rikonstruksionit të strukturave të ndërtesave, përmes studimit të metodave të avancuara dhe zbatimit të metodologjisë së zhvilluar nga vetë IZIIS në disa raste studimi.

Pjesëmarrësit do të mësojnë gjithashtu për përvojën e IZIIS në përdorimin pas tërmetit dhe vlerësimin e dëmtimit të strukturave të ndërtesave duke përdorur EQ-MOBI-LAB të pajisur me teknologjinë më të fundit.

Në lidhje me teknikat e testimit eksperimental, studentët do të fitojnë përvojë praktike me testet e platformës tundëse (shake table), testet në vend dhe analizën e dridhjeve dhe të ambientit.

Projektimi sizmik i strukturave inxhinierike është gjithashtu i rëndësishëm. Së pari, do të trajtohen parimet bazë për analizën strukturore në inxhinierinë e tërmeteve. Studentët do të mësojnë se si të zbatojnë veprimet sizmike në struktura duke përdorur metoda të thjeshtuara dhe të avancuara që rrjedhin nga konceptet themelore të dinamikës strukturore. Ata do të jenë në gjendje të identifikojnë sisteme të përshtatshme rezistente anësore të cilat mund të ofrojnë rezistencë efektive ndaj tërmetit dhe të kuptojnë konceptet e dizajnit të kapacitetit dhe kontrollit të mënyrës së dështimit dhe vendosjen e tyre në kodet moderne të praktikës. Modelimi i jolinearitetit në struktura duke përdorur qasje të ndryshme. Do të jepen shembuj praktik për strukturat e çelikut, urat dhe digat.

Si përmbledhje, ideja e kursit Shake It Up ka një rëndësi të madhe që inxhinieria të jetë në gjendje të përballet me situata të ndryshme që lidhen me tërmetet.

Për informacione më të detajuara, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes adresës së e-mailit admissions@umt.edu.al ose numrit të telefonit në Zyrën e Pranimeve 0692591493.

*Tarifa mund të paguhet në çdo degë/aplikacion të BKT Bank, Abi Bank ose Credins.
*Tarifa 1000 EURO

Kursi Shake It Up

SHAKE IT UP 2.0, 2025

 Nga teoria në praktikë në inxhinierinë e tërmeteve

Ky kurs është i licensuar nga Ministria e Infrastrukurës dhe Energjisë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, është kursi unik i këtij lloji në Shqipëri, që do të formojë ekspertë të certifikuar si Inxhinierë Sizmikë. IZIIS është institucioni kërkimor-shkencor më i madh dhe më prestigjioz në Ballkan, duke dhënë garancinë e një certifikimi të njohur në të gjithë Europën

Data e Fillimit 8 Prill 2025

Softwares që do të përdoren

  1. Artemis for modal analysis and modal problem solving – commercial software
  2. Sap2000 for structural analysis – commercial software
  3. Shake2000 for ground motion analysis – commercial software
  4. Plaxis2d for 2d soil structure interaction – commercial software
  5. Matlab for analysis of earthquake signals – in-house developed software
  6. National Instruments LabView – commercial software
  7. National Instruments DIAdem – commercial software
  8. OpenQuake – commercial software
  9. R-CRISIS – commercial software
  10. QGIS – commercial software
  11. SeismoStruct – commercial software
  12. Perform3D – commercial software
  13. Radimpex – commercial software
  14. Felisa3m – in-house developed software

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

8 Javë

ECTS Number

20 ECTS

Gjuha

Anglisht

Download