Punësim në Kompaninë Britanike IRIS Software Group

Lajm i mirë! Klea Çako, studente e vitit të 3 në Informatikë Ekonomike, pas kryerjes së Internshipit 4 mujor në Iris Software Group, tashmë do të punësohet me kohë të plotë në kompaninë prestigjioze britanike.

Përgjatë një dekade në sektorin e arsimit të lartë, Universiteti Metropolitan Tirana ka pasur objektiv kryesor plotësimin e nevojave të tregut të punës me qasje drejt shkencave ekzakte. Me këtë vizion, ne jemi çdo ditë duke shtuar partnerët tanë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, ku studentët mund të angazhohen fillimisht përmes Internshipeve dhe më pas edhe për punësim.

Krenarë që studentët tanë sot mund të punojnë përkrah profesionistëve të kompanive si Iris Software Group, një ndër partnerët prestigjiozë të UMT, lider në fushën e saj në Britaninë e Madhe 🇬🇧që ofron shërbim për bizneset, shkollat dhe organizatat software për më shumë se katër dekada.

Pse të presësh për një vend pune kur mund ta sigurosh që gjatë studimeve?