Programi bachelor në Inxhinieri Ndërtimi i përgatit studentët të projektojnë, të realizojnë dhe të kontrollojnë ndërtimet civile, industriale dhe veprat e mëdha publike. Lektorët në këtë program studimi janë ndër ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, me një përvojë të gjatë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit. Ky program studimi përfshin instrumentet më inovative të mësimdhënies, bazuar në bashkëpunimet që Universiteti Metropolitan Tirana ka lidhur ndër vite me disa prej universiteteve më të mira në Europë. Nga ana tjetër, laboratorët ofrojnë gjithë pajisjet dhe