Programi Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike përfshin dizenjimin dhe përpunimin e të dhënave përmes pjesëve hardware dhe software të një kompjuteri. Pjesët hardware përfaqësojnë komponentët fizikë si për shembull procesorët, kartat e memories dhe çdo pajisje tjetër periferike, ndërsa pjesët software përfshijnë të gjitha programet që përdoren për të kryer një detyrë të caktuar.
Në përfundim të këtij programi, studenti është i aftë të kryejë eksperimente, të analizojë dhe të interpretojë të dhënat, të dizenjojë një sistem me të gjitha komponentët e tij dhe të identifikojë problemet duke u dhënë zgjidhje teknike.
Programi i studimit fokusohet në përgatitjet bazë teknike dhe shkencore në disa disiplina, duke i lejuar një të diplomuari të specializohet në fushat profesionale që karakterizojnë një Inxhinier Kompjuterik.
Programi i studimit Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike ka si qëllim të përgatisë profesionistë në fushën e teknologjisë në përgjithësi dhe me një orientim të veçantë në projektimin, implementimin, testimin dhe mirëmbajtjen e arkitekturave komplekse si dhe garantimin e sigurisë së informacionit në sistemet on-line. Fokusi kryesorë mbetet dixhitalizimi i proceseve të punës në dy drejtime kryesore: në industri, pra në automatizimin e proceseve të punës me anë të kontrollit dixhital dhe në shërbime me fokus kryesorë tek përpunimi i të dhënave. Një aspekt i rëndësishëm është ndërthurja me inteligjencën artificiale dhe asaj që sot njihet me termin “Internet of Things” me qëllim e dhënies së shërbimeve të reja apo përmirësimin e shërbimeve ekzistuese më bazë operimin dixhital.
Gjatë këtij cikli studimit studentët kanë mundësinë të njihen me bazat teknologjisë së informacionit duke marrë njohuri të përgjithshme mbi pjesën hardware, pra, arkitekturat e kompjuterëve dhe ndërthurjen e njësive të ndryshme për ekzekutimin e sistemeve komplekse duke përmbushur nevojat për përpunimin dhe shkëmbim të sigurt të dhënash. Gjithashtu, programi i studimit ofron një panoramike të gjuhëve të programimit duke studiuar nga një gjuhë për çdo familje.
Ndër gjuhët e programimit cilësojmë: C si paraprije e njohurive bazë të programimit dhe përdorimi i saj në sistemet me komputacion të lartë (High Performance Computing), Java si përfaqësuesja më e denjë e familjes së gjuhëve të orientuara në objekte (Object Oriented Programming) e cila ka një përdorim mjaft të gjerë në sajë të fleksibilitetit dhe pavarësisë nga platformat e ekzekutimit; HTML/CSS për programin front-end në Web, PHP për programimin back-end në Web, SQL për menaxhimin e bazave të të dhënave, dhe Shell Script për menaxhimin e sistemeve operative.
Programi i studimit Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike është një program me rendësi, i krijuar tërësisht përmes hulumtimeve në tregun e punës si vendas dhe të huaj, si dhe krahasimin me programet e universiteteve të huaja. Ky programi është një zgjedhje bindëse për profesionistë të ardhshëm sepse:
Teknologjia e informacionit është një fushë e cila ka penetruar në të gjitha sektorët e ekonomisë. Të diplomuarit e programit të studimit Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike në Universitetin Metropolitan Tirana mund të punojnë në sektorë të ndryshëm të teknologjisë si në industri ashtu edhe në sektorin e shërbimeve.
Tregun më të madh aktualisht e dominon sektori i shërbimeve ku kompani të mëdha apo të mesme ofrojnë zgjidhje infrastrukturore klientëve të tyre si:
Megjithëse akoma në një fazë evoluimi, sektori i industrisë po dixhitalizohet dhe proceset e punës po kontrollohen në mënyrë automatike. Jo vetëm cikli i prodhimit por edhe stokimi dhe shpërndarja e produkteve finale organizohet nga sisteme kompjuterike dhe nevoja e inxhinierëve kompjuterik është gjithnjë e më e nevojshme.
Një tjetër mundësi e cila po merr një përhapje të gjerë është vetëpunësimi apo punësimi në distancë siç njihet ndryshe, freelancer. Shumë të rinj me ide biznesi po krijojnë startup-et e tyre te cilat po marrin një vëmendje të veçantë në tregun e sotëm dhe mbështetje financiare nga kompani të mëdha apo fonde nga institucione publike kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo mundësi nuk është ekskluzive për ato që kanë ide biznesi. Kompetencat e fituara mundësojnë edhe punësimin në distancë për kompani që e mundësojnë atë duke krijuar një fleksibilitet në menaxhimin e kohës dhe punës.
Full- time
3 Vite
180 ECTS
AL
Prof. Asoc. Dr. Lekë Pepkolaj
lpepkolaj@umt.edu.al
Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al