Inteligjenca Artificiale -Risia e (pa)PREKSHME në zbulimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit

Nga Anxhelo Shehu*

Kanceri i gjirit mbetet një nga sfidat më të mëdha në kujdesin shëndetësor global. Sigurisht që diagnostikimi i hershëm është thelbësor për trajtimin e suksesshëm dhe në këtë epokë të sukseseve të mëdha për teknologjinë, por ende jo për sëmundjen e kancerit, Inteligjenca Artificiale (AI) po ndez një dritë jeshile në zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Veçanërisht për vendet në zhvillim, Inteligjenca Artificiale (AI) mund të reduktojë kostot duke ofruar një mënyrë më efikase dhe një alternativë më efektive për të përballuar këtë sfidë.Përmes metodave të reja të dallimit, AI mund të zvogëlojë numrin e skanereve të panevojshme duke ndikuar në uljen e shpenzimeve shëndetësore, por çka është më e rëndësishmja, duke ndryshuar mënyrën se si trajtohet kjo sëmundje e rëndë, duke u ofruar mjekëve dhe pacientëve mundësi të reja të menaxhimit dhe duke rritur shanset për t’ia dalë me sukses.

Të kuptojmë si funksionon procesi i punës

Me të drejtë shumë njerëz, do të pyesnin se si mund të bëhet kjo?

Inteligjenca artificiale është frut i mendjes njerëzore, është vendosja në punë e kompjuterave dhe super komjuterave për të procesuar një numër të madh të dhënash dhe për të krijuar nga këto të dhëna një super-memorie. Këto të dhëna të cilat do të ‘ushqejnë’ algoritmin tonë  mund të merren nga institucionet e shëndetësisë, pastaj së bashku me një grup mjekësh radiologë mund të vlerësohen sërish dhe të krijohet databaza e cila përmban imazhet për pacientin së bashku me vlerësimin për këto imazhe. Për t’i vlerësuar këto imazhe mjekësore ne mund të përdoren metoda të ndryshme machine-learning ose deep-learning.

Inteligjenca Artificiale (AI), në krahasim me metodat klasike në fushën e detektimit të kancerit të gjirit, ndër të tjera paraqet edhe disa avantazhe si parashikimi dhe tendenca për të pasur këtë sëmundje, zbulimi i detajeve të vogla, minizmizimi i gabimeve njerëzore, si dhe përcaktimi i shpejtë i diagnozës.

Mënyra e përzgjedhjes së të dhënave për trainimin dhe testimin e programit  bazuar mbi të dhënat e përftuara nga analiza e thellë e imazheve, e bën këtë program ndër më konkurruesit për momentin.

Në thelb, Inteligjenca Artificiale (AI) synon të krijojë kompjuterë dhe programe që mund të mendojnë, nxjerrin përfundime, mësojnë nga përvojat, dhe përmbushin detyra të ndryshme pa ndihmën e njeriut.

Me aftësinë e saj për të identifikuar shenjat e hershme dhe për të analizuar të dhëna të mëdha, Inteligjenca Artificiale (AI) ka potencialin për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve. Nga ana tjetër, sjell një alternativë të mirë sidomos për shtetet në zhvillim e sipër të cilat kan mungesa si të stafeve mjekësore ashtu edhe paisjeve diagnostifikuese, etj. dhe jetët e humbura nga kjo sëmundje jenë në shifra të konsiderueshme.

Shembulli i rrjetave neurale

Rrjetat Neurale janë një imitim i neuroneve njerëzore, të cilat përpiqen që të mbajn mend detaje nga imazhet dhe t’i përdorin këto detaje për të dalluar imazhe të tjera të ngjashme me imazhin nga i cili u trainua. Por për të testuar efikasitetin e algoritmit tonë ne duhet që të kemi imazhe për të cilat kemi edhe vlerësimin e saktë për to (kancer ose jo-kancer).

Për këtë arsye ne informacionet(imazhet) e databazës i ndajmë në dy grupe kryesore: të dhena qe do perdoren per trainimin dhe të dhëna që do të perdoren për testimin e modelit. Përqindjen e të dhënave në secilin prej grupeve e përcakton përdoruesi në varësi të problemit dhe numrit të të dhënave(zakonisht ky raport qëndron në masën 80\% me 20\%). Ndarja e të dhënave në grupet e trainimit dhe testimit është një hap i rëndësishëm, thën më thjesht për të siguruar që modeli jone të mos ket imazhe në grupin e testimit që kan një ndryshim shumë të madh nga të dhënat e trainimit.

Pra si fillim bëhet trainimi i rrjetit neural dhe më pas testimi i tij me të dhënat e grupit specifik.

Avantazhet e Inteligjencës Artificiale (AI) në krahasim me metodat klasike:

Disa nga Avantazhet kryesore të AI në krahasim me metodat klasike në fushën e detektimit të kancerit të gjirit që mund të përmendim jan si më posht:

·                     Përpunim i Të Dhënave të Mëdha: AI mund të analizojë dhe të përpunojë një numër të madh të imazheve mamografike në një kohë të shkurtër, duke zbuluar shenja të mundëshme që mund të jenë shumë të vogla për syrin e njeriut.

·                     Mësimi në Mënyrë të Vazhdueshme: AI mëson nga përvoja e tij. Kjo do të thotë që me kohën AI mund të bëhet më preciz dhe më i aftë në zbulimin e kancerit të gjirit.

·                     Identifikimi i Modeleve Komplekse: AI mund të zbulojë ndryshime komplekse në imazhet e kancerit të gjirit që janë të vështira për t’u zbuluar me metodat tradicionale. Kjo ndihmon në identifikimin e rrezikut të mundshëm të kancerit me më shumë saktësi.

·                     Parashikimi dhe Tendenca për kancer: AI mund të përpunojë shumë raste të kancerit të gjirit dhe të identifikojë tendencat dhe rrezikun e mundshëm të përparimit të sëmundjes, duke ndihmuar mjekët të bëjnë parashikime dhe të mendojn për para trajtime.

·                     Zbulimi i Detajeve të Vogla: AI mund të identifikojë shenja dhe detaje të ndryshimeve në imazhe që mund të mos jenë të dukshme për syrin e një radiologi ose mjeku(sidomos për imazhet që meren në mënyrë perjodike).

·                     Minimizimi i Gabimeve Njerëzore: AI ndihmon në uljen e mundësisë së gabimeve të bëra nga mjekët, sidomos në raste kur mund të ketë shenja të vështira për t’u parë.

·                     Përcaktimi i Shpejtë i Diagnozës: AI mund të analizojë imazhet shumë shpejt, duke shpejtuar procesin e diagnozës dhe duke mundësuar trajtimin sa më herët.

·                     Përmirësimi i Rrjedhës së Punës: Perdorimi  i AI mund të krijoje protokolle pune të sakta dhe të shpejta për secilin pacient duke rritur rendimentin e punës së mjekut, duke zvogeluar oraret e punës dhe ulur kohen e pritjes për pacientin.

·                     Integrimi me Teknologjinë e Avancuar: AI mund të përdoret për të optimizuar proceset dhe për të përmirësuar metodat ekzistuese të zbulimit të kancerit me përdorimin e teknologjive të avancuara të mjekësisë.

*Anxhelo Shehu është asistent pedagog dhe student i doktoraturës në Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente në Universitetin Metropolitan Tirana.