Leksion i hapur nga Arbi Bamllari me temë “Inteligjenca Artificiale dhe Robotika në Startup-e

Studentët e UMT, ndoqën një leksion ndryshe mbi Skaitech, kompanisë së parë te dronëve në Shqipëri dhe risitë më të fundit të teknologjisë në aplikimin e Inteligjencës Artificiale dhe Robotikës.

Si fitues i çmimit ICT Inovacioni i Vitit në edicionin e 10-të jubilar të Albanian ICT Awards, Arbi ndau me studentët disa nga fazat e krijimit të Skaitech si kërkimi i tregut, analiza e konkurrentëve dhe procesi i pantetimit të inovacionit.

Me një ekip të rinjsh kreativ dhe ambicioz të fushave të matematikës, programimit, inxhinierive mekatronike dhe elektronike, kompania në gamën e saj të shërbimeve ofron zgjidhje në robotikë, AI, IoT dhe Cloud. Ekipi i tij nuk është ndalur vetëm në prodhimin e dronave pasi, në fillim të 2022 është themeluar edhe 3DSKAI, kompania e parë në fushën e Printimit dhe Skanimit 3D në Shqipëri, e cila përdor teknologjitë FDM, SLA dhe SLS në printimin e materialeve të ndryshme.