Departamenti i Arkitekturës dhe i Planifikimit Urban - UMT

Leksion i hapur nga Departamenti i Arkitekturës dhe i Planifikimit Urban

Departamenti i Arkitekturës dhe i Planifikimit Urban në UMT organizon leksionin e hapur me temë “Inovacioni midis bulevardit dhe bulevardizimit: Një kronikë e shkurtër globalizimi urban, nga Tirana në Helsinki” më 29 maj, në orën 17:00. I ftuar është Romeo Kodra.

Romeo Kodra është diplomuar në “Universitetin e Studimeve të Bergamos” (Itali), në “Teoria, teknika dhe menaxhimi i artit dhe spektaklit”. Aktiviteti kërkimor dhe artistik i tij përqendrohen në hapësirat e sfiduara midis pushtetit politik dhe arteve në shoqëritë në tranzicion dhe ato bashkëkohore, ndërsa aktiviteti kuratorial fokusohet mbi organizimin polifonik të hapësirave. Prej disa kohësh Romeo Kodra jeton dhe punon në Finlandë dhe është Drejtues Ekspert i Agjencisë Ekzekutive të Edukimit, Audiovizualit dhe Kulturës (EACEA) të Komisionit Evropian.

MATURA 2025

Nëse jeni maturant, ky është një seksion i dedikuar vetëm për ju.
Zbulojmë më shumë së bashku.