Dr. Halil Hyseni
Lektore
Fakulteti i Ekonomisë
✉ hhyseni@umt.edu.al
Halil Hyseni nisi studimet e larta në vitet 1981-1984 në Shkollën e Lartë të Aviacionit, Vlorë, dega pilot, mbaron Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë në vitet 1984-1986. Emërohet dhe shërben si pedagog pranë këtij institucioni deri në vitin 1991. Përgjatë kësaj periudhe vijon studimet ne matematikë – fizikë në Universitetin e Shkodrës. Më 1994 realizon mbrojtjen e doktoraturës dhe fiton titullin “Doktor”. I diplomuar jurist nga Universiteti i Tiranës, specializohet dhe në vitin 2015 diplomohet në ‘International Air Law”, nga IATA, Gjeneve. Prej vitit 2017 shërben si lektor pran UMT. Ndër eksperiencat e punës përfshihen detyra e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme; detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil si edhe Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Halil Hyseni zotëron gjuhët angleze, greke dhe italiane, punon në dhe ka mbrojtur edhe gjuhën ruse. Mban titullin ‘Avokat’ dhe “Përkthyes i autorizuar” nga Ministria e Drejtësisë, për gjuhen Angleze. Halil Hyseni është dekoruar nga Presidenti i Republikës me ‘Medaljen e Artë të Shqiponjës’.
Arsimim Themeltar
- International Air Law, Diplomë, IATA, Gjeneve;
- Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë ne Drejtësi.
- Akademia Ushtarake «Skënderbej» Diplomë
- Shkolla e Lartë e Avicacionit;
- Fakulteti i Matematike-Fizike, Universiteti i Shkodrës.
Arsimim ndihmës
- Kurs pasuniversitar i Pedagogjise, Universiteti i Tiranes, Dëshmi.
- Kurs pasuniversitar i Filozofisë, Universiteti i Tiranes, Dëshmi.
- Kolegji per Mbrojtje dhe Siguri, Akademia e Doktrines. Diplomë
- Kurs Ndërmjetesimi në Mosmarrveshjet Tregtare dhe Familjare, Dëshmi.
Vecohen 10
- Korpusi i Ligjit të Luftës dhe pasojat juridike;
- Marrveshja e Toponimeve
- Ligji & Bota Virtuale
- E- Konsullata dhe Sherbimi Konsullor online.
- Apostilla
- Realitete te marrdhënieve diplomatike Shqiptaro – Turke
- 1999 – Pranverë e një lufte për vlera, jo për territore
- Europa juglindore, premisë për kriza dhe siguri.
- Interesat Kombetare, objektivat, menyrat & mjetet
- Disapora, Emigracioni, Globalizimi
Referuar ne simpoziume, konferenca dhe te botuara e kataloguara nga “Alsar”; Revista “Strategjia”; platforma “Academia”, Revista “MTJBE” , UMT si edhe në shtypin e dites.